Sfidat e pakicave kombëtare në ruajtjen e identitetit kulturor

—Një konferëncë qe uli për herë të parë në një tavolinë , të gjitha komunitet në Shqiperi-
Nga Panajot BOLI

Ishte e para Koferencë e këtij lloji e realizuar se fundi, ku ishin bashkë 9 komunitete të Minoriteteve në Shqiperi.
Këtë e mundësoi AJMMI me mbeshtetjen e Ministrisë së Kulturës. Dhe nuk u zhvilluan në ndonjë seli apo qytet të madh , por thjesht në zemër të Minoritetit Etnik Grek, në Livadhja.

Sipas të gjithë përfaqesuesve qe parashtruan problematikat specifike për çdo komunitet, ajo qe u verejt është përmirësuar mjaft paketa ligjore për të drejtat e Pakicat, por ka vend akoma për përmirësime.
Sipas Kristo Gocit, përfaqesues i komunitetit vllah, “Në një shoqeri si kjo e jona , duhet të kemi harmoni, bashkëjetese të shkelqyer, siç e kemi, dhe nuk krijon as konflikte etnike, as dasi pasja e 9 komunitete minoritare në Shqiperi. Perkundrazi është në nderin e Shqiperisë qe i shtohen në kulturen e saj edhe kulturat e nente komuniteteve, duke e bërë një gjerdan shumëngjyresh qe na lakmojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit.


Ndaj sfida jonë është të ruajmë ketë identit kulturor, në epokën e sotme të globalizmit.

Ishin ineresante faktet qe sollen përfaqesuesit e komunitetit serbo-malazez, maqedonas, vllah dhe i boshnjak.
U nenvizua si parësore për të gjitha Pakicat kom,bëtare , çeshtja e arsimimit, dhe regjistrimit të ri te popullsisë (Censusi) .
Të gjitha këto problematika u shtruan para Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda. , i ftuar nga AJMMI ne Konferencen e mesiperme te 9 pakicave kombetare.
Ai komentoi dhe sqaroi shumë pika në paketën e të drejtave të Minoritetit, si dhe u njoh me hollësi me disa shqetësime të minoriteteve. Një analizë të thelluar të përmirësimit të vazhdueshem të paketës ligjore për të drejtat e Minoriteteve bëri Kryetarja e Komitetit per Pakicat Kombetare , Kostandina Bezhani e cila e qujti veten ‘’nëna e nentë fëmijëve’’ .
‘Deri në vitin 2017 “isha me pesë fëmijë”. Me njohjen edhe të katër komuniteteve në 2017, u bëra me nentë. Dhe unë do të kujdesem si nënë’- tha shprehimisht Bezhani.
Paraqitja me veshje popullore të disa komuniteteve, kengët popullore, ekzpozita etnografike si dhe paraqitja e gatimeve tradicionale të zonës së Minoritetit grek, i dhanë vlera kësaj Konference. peromocionale te traditave te pakicave.



Konferenca “Pakicat Kombëtare në Shqipëri dhe sfidat e ruajtjes ase identitetit Kulturor”, tregoi edhe njeherë se në Shqiperi ka një bashkëjetëse të shkelqyer mes komuniteve dhe kjo shoqeri, po hedh hapa civilizuese si gjithë Evropa në drejtim të trajtimit të komuniteteve minoritare./#kultura.gov.al///
