Ruajtja dhe zhvillimi i traditave etnokulturore te Pakicave nuk bëhet thjesht me konferenca.

-INTERVISTE me Shkelqim HAJNO ,drejtor ekzekutiv I AJMMI, dhënë gazetarit Panajot BOLI

PYETJE:-Zoti Hajno, AJMMI, qe ju drejtoni, organizoi në Livadhja me mbeshtetjen e Ministrisë së Kulturës Konferencën ”Pakicat Kombëtare në Shqiperi dhe sfidat e ruajtjes se Indentitetit Kulturor”. Cila ishte e veçanta dhe qellimi i kësaj konference?

-Shkëlqim HAJNO:-Më tepër se sa një Konferencë, zhvillimi I veprimtarive në qendrën “Katina Papa”, ishte një manifestim i vlerave etnokulturore të pakicave që krahas sfidave për të përballuar erërat e globalizmit, shënon sakaq edhe pasurimin e qiellit të vlerave kulturore në shtetin e sotëm shqiptar.

-Pakicat kombëtare shpesh më kujtojnë meteoret në qiell. Ndriçojnë me rrugëtimni e tyre të beftë.Te mahnitin. Pakicat kanë rrugëtimin e tyre Po në rrugëtimni e tyre dhe vlerave te tyrere.

‘Pakicat Kombëtare në Shqiperi dhe sfidat e ruajtjes se Indentitetit Kulturor’ ishte një projekt i ideuar nga Qendra Agjencia AJMMI (Agjencia Jonioane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) dhe e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kultures në bashkëpunim te ngushtë me Komitetitn per Pakicat Kombëtare dhe Bashkinë Finiq, që de fakto u bë edhe mikpritësja e këtij evenimenti kulturor në fushën e trashëgimisë dhe identitetit kulturor të Pakicave.

E veçanta? Ishte fakti së për herë të parë, jashtë zyrave dhe salloneve në Kryeqytet, në një mjedis kulturor dhe në zëmrën e një minoriteti, u mblodhën përfaqësuesit e 9 pakicave qe ka Shqiperia, duke prezantuar aspekte të ndryshe identitare që lidhen me gjuhën e secilit, përballimin e sfidave për mbijetesën e vlerave etnokulturore të tyre, po edhe disa manifestime me focus pkërisht vlerat e cituara më sipër.

Qëllimi i veprimtarive të këtij eventi ishte adresimi I problematikave, promovimi dhe manifestimi I vlerave etnokulturore të pakicave: greke, maqedone, rome, vllahe/arumune, egjiptiane, boshnjake,malazeze, serbe dhe bullgare, “në stacionin e sotëm” të një rrugëtimi nëper shekuj ne kontekstin shqiptar të raporti të vlerësueshëm me mazhorancën etnike shqiptare.

PYETJE: …Çfarë të re solli kjo konferencë në drejtim të forcimit dhe ruajtjes se Indentitetit kulturor të pakicave?

Shkelqim HAJNO- Megjithëse kjo pyetje është si një derivat leksikor I së parës, ne Konferencën e Livadhjasë për pakicat dhe veprimtaritë që e shoqëruarn në interierin dhe mjediset e jashtme të saj pati disa zhvillime kulturore siç ishin koncerti I ansamblit te këngëve dhe valleve të minoriteit entik grek, Bashkia Livadhja ; një fotoekspozitë e udhëtimit ndër vite, retro dhe aktuale e etnokulturës së pakicave greke nga hapërisa e Dropullit dhe Pogonit (Qarku Gjirokaster); një minipanair I kulinarisë së amvisave minoritare ,si shprehje e gjerdanit të pasurive dhe trashëgimisë etnokulturore ,etj,.

Dua të theksoj këtu edhe një moment të rëndësishëm edhe angazhimin në Konferencën ”Pakicat Kombëtare në Shqiperi dhe sfidat e ruajtjes se Indentitetit Kulturor”të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zotit Robert Gajda. Apeli I tij në këtë Konferencë ishte I qartë në drejtim të institucioeve Shqiptare ne nivelin qëndror e vendor, po edhe mediave për t’i dhënë fund një inaktiviteti lidhur me punën paraprake informuese e ndërgjegjësuese para procesit të ri të censusit të popullsisë që do të organizohet së shpejti në vendin tonë.

Nderkohë, një theks tjetër I eventit të mësipërm ishte edhe panorama e paraqitur para audiences nga zonja Kostandina Bezhani, Kryetare e Komitetit për Pakicat për udhëtimin e kuadrit ligjor shqiptar për pakicat kombëtare deri në kurorëzimin me Ligjin e vitit 2017 në Kuvendin e Shqipërisë “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ne Republikën e Shqipërisë”

PYETJE:-Pas konferencës u ekzpozuan veshjet popullore të komuniteteve, bile dy perfaqesues ai vllah dhe maqedonas, u paraqiten me veshjen e tyre popullore, kengë dhe valle popullore, një ekzpozitëe etnografike të komunitetit grek, gatimet tradicionale kulinare..Cili ishte mesazhi i demonstrimit të tyre?

Shkelqim HAJNO”-Ruajtja dhe zhvilimi I traditave etnokulturore te Pakicave nuk bëhet thjesht me konferenca.

Po edhe konferencat dhe manifestimet e promovimit të këtyre vlerave, si pjesë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri , kanë vendin e tyre të patjetërsueshëm dhe disa herë mund të shërbejnë edhe si një arenë e madhe kulturore e manifestimit , njohjes nga të tjerët së këtyre vlerave tw pazëvëndësueshme të ndryshimëve siç është I ndryshëm diamanti mes gurëve të tjerë të çmuar dhe të rrallë.

-Ju falënderoj më këtë rast për mundësimin dhe publikimin e kësaj interviste!.#kultura.gov.al,#pakicatkombetare.gov.al,#bashkiaFiniq,#bashkiaDropull