Trajnimi i mësuesve, si-domosdoshmëri për realizimin me efikasitet të projektit
Nga Panajot BOLI/
Sfida e kohës- mbrojtja e mjedisit.
AJMMI në bashkëpunim me Bashkinë e Finiqit dhe tre shkollat e saj,me mbeshtetjen e GIZ-it gjerman sensibilizon komunitetin dhe vazhdon zbatimin e projektit’Perdor sa më pak plastikë’ Së fundi për këtë qellim zhvilloi edhe një trajnim me drejtuesit e shkollave dhe mesuesit qe ndjekin këtë projekt -Qe të zbatohet një projekt dhe të japë frytet e deshiruara, duhet të gjithë aktorët qe marrin pjesë në të, të jenë efikas.

Në projektin qe zbaton AJMMI në bashkëpunim me Bashkinë e Finiqit dhe tre shkollat e saj, Livadhja, Finiq, Mesopotam, i mbeshtetur nga GIZ gjerman për përdorimin sa më pak të plastikës dhe mbetjeve urbane, është e nevojshëm të ketë një sensibilizim dhe ndergjegjesim nga i gjithë komuniteti.Në këtë zinxhir bashkëpunimi një rol luajnë edhe drejtuesit e shkollave dhe mesuesit qe japin në këto shkolla lendët për edukimin mjedisor. Duke qenë pjesë e ketij projekti,drejtuesit e ketyre shkollave u treguan mjaft aktivë duke nxitur mesues e nxenës të marrin pjesë aktive në ngritjen e këndeve të shkollave për mjedisin , për ngritjen e skuadrave të vullnetarëve, në veprimtari për pastrimin e basemeve në lumin Bistricë, Povëll, në mjedise të fshatrave si dhe aktivizimin për ekzpozita në pikturë dhe punime me mbetje plastike si dhe mjaft të interesuar në bisedat e zhvilluara me nxënësit nga stafi i AJMMI-t.

AJMMI i nxiti me stimuj moralë e materjal dhe realizoi aktivitete të larmishme. Aktivizimi, pjesëmarrja dhe rezultatet ishin mjaft pozitive dhe i dhanë një frymë sensibilizuese jo vetem në shkollat, por në gjithë opinionin e territorit të Bashkisë.

Ajo qe u pa e domosdoshëm ishte trajnimi i drejtuesve dhe i disa mesuesve qe mbulonin këto aktivitete ,në njohjen me të gjitha detajet e projektit si dhe përcjellja e njohurive mjedisore dhe shprehive të ngulitura për përdorimin e plastikës dhe mbetjeve të tjera urbane te nxënësit Ndaj organizoi me drejtuesit e shkollave dhe mesuesit në Mesopotam një trajnim specifik për problemet e mjdisit dhe për përdorimin sa më pak të plastikës dhe mbetjeve urbane.Interesante ishte tema e mbajtur nga lektorja Vasilika Kreku për edukimi Mjedisor:’’Nxënësit, shkolla qasja ndaj plastikës dhe riciklimi’’e cila solli pervojen e disa viteve nga hapat e para deri ne eksperincat e fundit per trajtimin e mbeturinave plastike dhe riciklimin e tyr ne shkollen “A.Sheme” nga me të medha te shkolla 9 vjecare te rajonit. Drejtuesit e shkollave Finiq z.Gligor Naçi dhe Mesiopotam , Lefter Xhollo, falemnderuan ideuesit e projektit GIZ gjerman per mbeshtetjen qe po i jep bashkisë Finiq në menaxhimin e mbetjeve urbane po edhe mbeshtetjen qe i jep ky project nepermjet Agjencisë AJMMI-t shkollave me aktivitete, ndergjegjësime, të llojeve terheqëse e kreative për botën e nxënësve etj.Trajnimi vazhdoi me tema praktike dhe përvojën botërore për kete problem kaq madhor për shoqerinë mbajtur nga Mehmet Nelaj dhe Panajot Boli.
U sollen praktika dhe përvoja në këtë fushë si dhe menyrën për sensibilizimin e nxënësve dhe të komunitetit Interësant e bëri këtë trajnim dhe çelja e Ekspozitës me artikuj të ricikluara , punuar e ideuara nga z.Mehmet Nelaj, coordinator aktivitetesh në AJMMI. Trajnimi pati edhe vlerën e shtuar si zhvillim interaktiv për problematikat qe lidhen me trajnimin mjedisor të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave , sfidat e menaxhimit ,etj,.
Trajnimi u vlerësua seriozisht nga adminisrtata e |bashkise dhe Zyra Rajonale e Arsimit Finiq-Dropull ,zyrë qe mbulon shkollat e pakicave etnike greke ne Shqiperi.Shprehje e ketij vleresimi ishine dhe fjalet e drejtorit te kesaj Zyre z.Ziso LLuci per kontributin e GIZ si dhe të partnereve lokale si Qendra Agjencia AJMMI- në bashkëpunimin me shkollat, Bashkinë, etj, Po keshtu, zgjoi interesin e publikut dhe pjesëmarrësve edhe ekspozita me foto, nga aktivitetet e shkollave në suazën e projetktit qe zbaton AJMMI///
