Te rikthesh nje vlere kombetare….
Te rikthesh nje vlere kombetare…. –
Perfundoi faza e pare e rehabilitimit te gjelber te Ishullit te demtuar te Ksamilit–
Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjesë e Rrjetit mjedisor “ECIM”, me mbeshteten eREC –Shqiperi perfundoi fazen e pare te rehabilitimit te gjelber te ishullit te demtuar ne Ksamil. “AJMMI” gjate nje konference per shtyp ne Ksamil, beri te ditur se “Rehabilitimi I pjeses se demtuar me lende plasese disa vite me pare, në nje siperfaqe prej rreth 500 m/kator, po mundesohet nga REC Shqiperi ne kuader te programit SENiOR-A. Rehabilitimi do te kete nje faze te dyte gjate muajve shtator-tetor 2014 krahas me sensibilizimin e komunitetit ne qytezen turistike dhe promovimin e vlerave ekoturistike te ishujve te Ksamilit, pjese e Parkut kombetar te Butrintit dhe nje nga 19 monumentet e natyres(me status e VKM) te rajonit te Sarandes.
Eksperti I AJMMI-t,ing.Kristo Kauri, i cili hartoi dhe po ndjek me nje grup pune projektin e rehabilitimit te Ishullit te demtuar , vuri ne dukje se “Faza a pare e rehabilitimit, perfshiu veshjen e te gjithe skarpates me mbi 400 m/katror tel kuadrat per ta lidhur formacionin e tokes qe po agravohet nga dita ne dite dhe per te mbjelle nje sasi bimesh karakteristike te makieve te vete flores se ishullit si: dafina, gjeshtra, rushkull, etj,.”.Sipas Kaurit , faza e pare e rehabilitimit perfshiu emergjencen ,por ne nje faze te dyte gjate vjeshtes, do te rikthehemi ne Ishull per te vazhduar me mbjelljen e pemeve dhe shkurreve kacavjerrese”.
Sipas AJMMI-t,nisma e mesiperme eshte mirepritur nga komuniteti I Ksamilit, komuna e qytezes me te njejtin emer si dhe nje grup te rinjsh vullnetare mjedisore te shkolles se mesme te bashkuar nen motivin dhe sloganin “Une I dua Ishujt Ksamil”.///


