TE MOS BEHET SARANDA, SI ERSEKA,DHE, AS SI NJE DISKO GJIGANDE NGA MUZIKA 

#ECIM,#REC,#Ekoleviuzja_

Shenim i DITES: TE MOS BEHET SARANDA, SI ERSEKA,DHE, AS SI NJE DISKO GJIGANDE NGA MUZIKA
//Shkëlqim Hajno– AJMMI.//
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Bledi Klosi deklaroi së fundi në Sarandë se nuk do të lejohet më ndotja e detit nga ujërat e zeza që derdhin disa lokale , si në Sarandë, edhe në Ksmail .
Gjatë një takimi me shoqatën lokale turistike “Saranda Tourism Industry “ (STY); Klosi u kujtoi subjekteve të hotelerisë dhe shërbimeve të tjera turistike se nuk do të tolerohet më, asnjë dëmtim I detit nga ujërat e zeza apo nga mbushjet me inerte për përfitim plazhesh. Sipas Klosit, këto, kanë tani një emër dhe quhen krime mjedisore dhe ndiqen penalisht.
Po ndërsa është bërë e qartë toleranca zero ndaj lokaleve private të shërbimit që I derdhin ujërat e ndotura në det; në takimin e shoqatës turstike të Sarandës është nënvizuar, se është e patolerueshme që ende në plazhet publike të qytetit mungojnë banjot publike; problem I ngritur në mënyrë të përsëritur si një refren prej vitesh nga turstët vendas dhe të huaj që I kanë frekuentuar këto plazhe të cilat menaxhohen nga pushteti vendor. “Është katastrofike, u shpreh përfaqësuesi I një hoteli ,-që në plazhet publike , nuk ka banja publike”
Guroret e Sarandës të cilat megjithëse kanë qenë shpesh herë objekt ndotjeve serioze dhe demtimit të shëndetit të banorëve; pasi funksionojne prej dhjetra vitesh në afërsi të qendrave të banuara; sërish u kanë rezistuar ‘valëve’ të presiont elektoral ndër vite dhe kanë vijuar pa ndërprerje aktvitetin ndotës mjedisor duke krijuar zgavra fantazmagorike, shpërfytyruese të pejzazhit bregdetar.
Klosi ka deklaruar qëndrimin e qeverisë në qytetin bregdetar lidhur me guroret “Asnjë leje nuk do të jepët më për këto gurore”-ka thënë qartësisht Ministri I Turizmit dhe Mjedisit.
Me interes në takimin që komuniteti I biznesit turistk zhvilloi me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Bledi Klosi dhe deputetin e qarkut Vlorë, Alket Hyseni; kanë qenë edhe parashtrimi I disa kërkesave me shkrim si parakushte për një sezon turistik më të mbarë . Për herë të parë në mënyrë të organizuar, subjektet turistike ngritën si shqetësim të veçantë, ndotjen akustike nga muzika e lartë gjatë gjithë sezonit turistik; një nga problemet e njohura dhe vazhdimisht I pazgjidhur në qytetin bregdetar.
Me ne fund biznesi turistik në Sarandë artikuloi nevojën për rregulla të forta në përdorimin e muzikës së lartë në lokale, bar-restorante e disko.
Janë të trishta njoftimet e disa hoteleve se ka shumë turista që pasi janë akomoduar në një njësi turistike në Sarandë, janë detyruar të largohen duke I lënë pushimet në mes për shkak të zhurmës së tmerrshme që shaktohet nga muzika e lartë .Sepse qyteti në vere ,sidomos në korrik-gusht, shndërrohet ë një disko gjigande. Por ka ndodhur rëndom që me nje telefonatë në polici, I kerkohej shefit perkates të lejohej aktiviteti me muzikë të lartë përtej orës 24.00, e madje, deri në orët e para të ditës tjetër…Po turisti kujt t’i telefononte”?!… “Edhe unë jam pjesë e problemit-u shpreh adminsirtatori i një lokali të rëndësishëm buzë detit . Sot, jam të zbatohet ligji, pa hezitim. Në takimin e Sarandës është bërë e qart se edhe në pikun e sezonit tursitik, muzika e lartë nuk do të lejohet përtej orës 23.00. Nuk do te lejojmë që Saranda të jetë një disko gjigande,- ëshët deklaruar Klosi I cili ka siguruar bashkë me deputetin Hyseni se edhe punimet aktuale në rrugën hyrëse të qytetit turisik dhe ato në shkallaret që lidhin dy rruget kryesore paralele me detin, do të përfundojnë para sezonit turistik.
Ajo që mbetet më tej , është sirish “ testimi”në prakikë I deklaratave; sesi ministria e linjës dhe inspektoriatet respective, do t’I dalin zot zbatimit të ligjeve mjedisore në terren, për problematikat që vuan peridikisht qyteti bregdetar, i vleresuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit si “Poli turistik” I vendit. Sezoni që po troket e vërteton edhe “filozofinë” e togfjalëshit ”; si një epitet i bukur, pjesë e një strategjie të munguar, ose , një slogan retorik…..///