Shqiperia jone, ku realiteti ia kalon fantazise.
Nga shiu, ne bresher…
Nga Ivan KAMENICA
Me furgona, jo! Me autobuza, po! Po do te udhetosh me siguri dhe komoditet, ne vitin 2014! Me keto mend ne koke ,sa mbarova pune ne Tirane, m’u kujtua se per te prentuar nje bilete autobuzi drejt Sarandes, mund t’i telefonoja agjencise se udhetareve te Berryli ne Kryeqytet.
-Agjencia?Ju lutem , a mund te prenotojme dy bileta drejt Sarandes, per sot, ne oren 22.00? Vendi numer 1 dhe 2? Qenkemi me fat! Faleminderit! Jeni shume te sjellshem!
-Sa mire.-iu drejtova Albionit , studentit te vitit te fundit ne Filialin universitar te Tiranes ne Sarande me te cilin isha nisur dy dite me pare per nje seminar trajnimi me Xhemal Maton.
-Bravo, Ivan ,-ma ktheu studenti.-Me 20 sekonda telefon celuar, zure vend te privilegjuar ne autobus….I ke miq keta te Agjencise?
-C’mik, more Albion Meci? Ku ka nevoje per mik tani? Tani ka standarte! Prenoto, jep leket edhe “Ok”,shko ne destinacion …ne Sarande, ne kryeqytetin turistik veror te Shqiperise… Jo po, si dikur? Te zinte stresi. A do kete vende? Cili shofer e ka sot Tiranen? …Iku koha e Baba Qemos kur shoferat te dukeshin si bimbashe lokale. Dikur , per tre ore seminar ne Tirane, haje dy nete fjetje larg shtepise. Tani, Berisha i mbaroi pothuaj te gjitha rruget kryesore…Se mos I vajti ne mendje per nje Rruge Kombi andej nga Jugu, pa ta shihje !…Per dy ore rruge nga Saranda ne Tirane; do ta pije kafen e mengjesit te Blloku, afer shtepise se Enverit….dhe per dy ore nga Tirana ne Sarande, e pije kafen te “Limani”, te Bashkim Bequa, bashke me pulebardhat e detit….ose te “Lindi” te Genc Sulo ku e pi makiaton ti me dr.Agim Nelajn dhe Xhorxhi Vasilin…
Ne Tirane, ate nate binte shi pranvere I ftohte dhe te gjithe pasagjeret, sapo iu afruan atobuzit me targa te Sarandes ne oren 10 pa cerek te nates, i shihje te mbanin fort cadrat dhe cantat, sikur t’ua merrte njeri nga dora.
-Mos u shtyni!-u tha pasagjereve shoferi I Sarandes me emrin Simo Bako qe mbante nje kapele me strehe te gjate ne koke per te cilin thoshin se nuk e heq prej kaptine ne asnje stine te vitit. Madje, edhe kur bie per gjume…
-Ka vend per te gjithe! Mos u shtyni!…. –I qetesonte pasagjerte Simo kapelja. –Pasagjeret kerkonin te terr numrin e vendit sipas biletes se prere te Berryli. Por asnje numer sedilje nuk lexohej gjekundi megjithe ndricimin qe krijonin me celular pasagjeret e nates. –Une e kam kollaj fare,-tha Albion Meci.-e gjej ne terr:1-shi, 2-shi. Hopaa!-dhe beri te ulej.
-Moosss!-Bertiti Simo Bakua me kapele me strehe te gjate.Tamam, sikur Albioni do te ulej mbi nje arke me mina ose mbi bikerina plot me veze.
-Pse?!…
-Eshte sedilja e lagur …,-Per koke te mamase. …Kalo te nje sedilje tjeter..
-C’do te thote kjo ,mo Simo?-e pyeti me qesendi nje sarandite me floke te verdha te prera shkurt qe po rregullohej ne vendin nr.4.
-C’t’u them, une mo,-ia ktheu Simo Bakua,- Kur hyme mbreme ne Tirane na kapi nje dege pishe catine e autobuzi, te nje trotuar andej nga 21Dhjetori, prandaj…Nuk eshte autobuzi jone ki ,per koke te mamase. Eshte i Micos nga Cuka. Autobuzi jone eshte kartoline, po dje ua dhame per turista…atyre te agjencise turistike.
Une e degjova dhe qesha me vete me fatazine e Simo Bakos. Te njejten genjeshter e kisha degjuar edhe para nje muaji nga goja e tij. Fare qete.Njelloj si te thoshte: “Sot eshte e premte”. Per nje situate te ngjashme ne autobus. Edhe atehere ,autobuzin nuk e kishin te tyre; edhe atehere”n je dege pishe ua kishte care catine e autobuzit “ ketu ne Tirane. Madje, diku te 21 Dhjetori”!. Po , ai autobuzi, I verteti, I tyre, ishte kartoline ,por per dreq, e kishin dhene per turistat per agjencite e Sarandes…Bravo, Simo Bako!!,- thashe me vete. Monolog i goditur….
-Une nuk e ndryshoj vendin! E kam prenotuar, -tha Albion Meci dhe hapi cadren e vogel te shiut per t’u mbrojtur nga pikat qe binin mbi sedilje!!…
Pasagjeret nisen ilaritetin. Ca qeshnin. Ca ankoheshin.
-Po une qe s’kam cader dhe kam tre femije te vegjel, c’te bej mo shoferi,?-iu drejtua Simo Bakos nje grua brune, egjiptiane nga Delvina. -U kuptua qe edhe te vendi ku ishte ulur brunia delvinjote , binin pika shiu nga llamarinat e catise se autobuzit…
-Po ate plasmasin qe ke mbeshtjelle leven e marshave, c’e ke, mo Simo?-e pyeti shoferin e Sarandes biondja sarandite e numrit 4.
-Sec i kishin bere te zotet e autobuzit mo, dhe ngjiste dora…si me mastic..Prandaj i vura nje qeske plastike…-ia ktheu qete-qete, shoferi i kompanise interurbane te trasportit “TRANSBUTRINTI”. –S’eshte i joni, mi. C’ke me tonin ti.!! Ai eshte kartoline. Me ngjira….!
-Pse s’thua mo, qe ki autobus qenka per t’i prere shiritin e inagurimit?!….-qesendisi biondja. Dhe shtoi:
-Por per te ngrohur nuk e ngohni nje cike kete kioske me 40 vende, apo s’ka kondicioner ?!.U plevitosem fare. Cona ne spital direct kur te vemi ne Sarade…Po vajtem…
Ilaritet…Beja te shikoja pak nga xhamat e autobuzit nese e kishim kaluar Durresin apo Kavajen, po nuk ishte e mundur. Kishte qelluar qe pjesa ime e xhamit te ishte lyer me nje tip reshire apo llaku qe e bente te pamundur shikimn dhe orientimin M’u kujtua se me kete autobus kish udhetuar ca dite me pare edhe miku im, Xhorxhi qe ishte habitur pse “bordi” I autobuzit kishte devijuar nga aksi nacional ne Mallakaster , pa u thene asnje fjale pasagjereve per t’u furnizuar me karborant ndonje km larg aksit te rruges nacionale, ne karborantin e nje fshati…Ne fund te fundit, standarti e reja te sherbimit qe zbatojne stafet e autobuzave, s’e kane per gje qe pasagjeret mund t’i shpiesh per te drekuar apo darkuar, pa u thene asnje se ku.P.sh, ne nje restorant nate si “Gjoni” ne Krahes ,ku pronaret ,si buratine plasteline u sherbejne me perunjesi vetem shoferit dhe adjutanin e tij-fatorino dhe per klientet ,pasagjere autobuzi, shpesh nuk ka as letra per t’ua shtruar ne tavoline. Rendesi ka, qe ata, “bordi”I autobuzit u con kliente edhe ne 2 pas mensate dhe te mllaciten mire e mire me biftek skare e te ikin te kenaqur….sigurusht, pa vene doren ne xhep.
Per c’kartoline me “ngjira”, e ka fjalen shoferi I linjes interurbane te Sarande-Tirane dhe Tirane –Sarande?-iu drejtova mikut tim, studentit nga Kucova. Harrove ti qe nje dite me pare pare, ky kompetenti me kapele, na la ne fushe te Tepelenes per nje ore sa beri nje gome afer lumit te Bences si dikur Barba Sharra ne linjen e Borshit? Thote mire kjo biondja e numrit 4. Vetem hudhrat I mungojne linjes interurbane te Sarandes qe mos ta hane me sy!!…. Ama, nje varg me hudhra duhet t’ia varin ne qafe edhe ndonje fatorinoje si ai Nondi,kokeverdhi qe kerkon para per catat e medha dhe te kujton ata muzhiket e trenave ruse te viteve 1910-1917 . Nuk ka faj as muzhiku fatorino qe hungeron ne autobusin e “standarteve” si nje derr I bute dhe qe kuterbon nga era e cigares si nga era e koleres. Ne fund te fundit, luftojne per standarte europiane edhe ne udhetimet inerurbanea te “TRANSBUTRINTI”-t , ne .Dhe e kane seriozisht ,ne kete cep turistik te Katundit tone te madh ku, realiteti vazhdon t’ia kaloje fatanzise.///

