SARANDË, KRONIKË NGA ÇELJA E PANAIRIT XI TË SUVENIREVE
Nga Panajot BOLI
Edhe këtë herë shetitorja e Sarandës buzë Jonit u gjallërua nga shumëllojshmeria e ngjyrave të pavionëve të artizanëve nga gjithë Shqipëria ,nga Kosova e Mali i Zi. Është panairi XI i suvenireve që organizon AJMMI e mbeshtetur nga Bashkia Sarandë.
Paraqiten punimet e tyre rreth 100 artizanë të trevave që përmendem.Është evenimenti më i bukur i vitit për sezonin turistik në Sarandë që organizon tashmë Agjencia AJMMI, më përvojë dhe më prestigjoze si Shoqatë.
Punimet nga më interesante të traditës që nga Prishtina, Gjakova. deri në Konispol, tregojnë më se miri se ruajtja e traditave të artit popullor , percillet te te rinjtë qe ishin mjaft prezente në këtë eveniment..Kjo ishte prurje pozitive e këtij Panairi.
Prerjen e shiritit e bëri Presidenti i Panairit, Oltion Çaçi, Kryetari i Bashkisë, me kabinetin e tij i cili e quajti një nga evenimentet më të rendësishme të këtij sezoni. Oltion Çaçi kaloi pavion me pavion duke u njohur me punimet e artizanëve dhe i përgëzoi ata për punimet e shkelqyera. Ai i përgëzoi artizanet e reja për dashurinë që ushqejnë për këtë traditë të popullit tonë.
Nga ana e tyre ,artizanët e faleminderuan për mikpritjen dhe organizimin e mirë të këtij Panairi.
Mjaft entuziaste dhe interes treguan vizitorët e shumtë dhe turistë të huaj.
Sot artizanët vizituan Butrintin . Aktivitetet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim, ë 18-19-20.///ajmmi.com///
