– RUSTEM DUKA, NJË PUNONJËS PUBLIK QË GËZON RESPEKTIN E QYTETAREVE NË SARANDË –
Nga Panajot BOLI
–
-Ndodh që në njohjen e parë me një njeri, të të bëj përshtypje.
Thonë se sytë, fisnikëria në të sjellurit,bile toni i zërit me një buzeqeshjen të sinqertë, flet për shpirtin e njeriut.
Dhe nuk gabohesh.Njerezit e thjeshtë, njerezit e punës, fillimisht nuk bien në sy.
Por vjen një moment që ata zenë pa u kuptuar një vend respekti dhe simpatie brenda teje.Ndofta Rustem Dukën e kisha ndeshur rrugëve të Sarandës si një njeri të zakonshëm që i bën ismet punës së tij.
E kam parë edhe kur qytetarë të thjeshtë e takonin dhe shprehnin respektin për këtë njeri korrekt.Bile ai preokupohej për hallet e tyre dhe bënte çmos t’i zgjidh. Ndjeje kënaqësi kur degjoje nga bashkëbiseduesi kur ndahej nga ai:’Ky njeri nuk përton, dhe në gojë ka fjalën e mirë’
Mua më bëri puna ta njohë këtë njeri të mirë të Bashkisë. Dhe doja ta quaja keshtu , njeriu i mirë i Bashkisë, se kushdo nga ne, na pelqen një sjellje me edukatë, në çdo detyrë qe kryen,dhe mbi të gjitha të jetë i drejtë dhe korrekt në punë.
Kur i vajtëm për herë të parë në zyrë, me kolegët e mi të AJMMI-it për projektet qe realizonim me Bashkinë, nuk e gjetëm aty dhe pritëm pak.
’Është në terren, na thanë,-po vjen tani..Ku rri ai në zyrë?’ Përshtypja e parë: i thjeshtë , i buzëqeshur, me një komunikim dashamirës dhe shumë i gatshëm .
‘Qe tani fillojmë..Mua më kini në çdo moment çfarë nevojë ju nevojitet.. edhe natën’
Dhe vertet ato nuk ishin fjalë për të na bërë qejfin, ose të kaloj radhen.Dhe vet i pari me punonjësit e tij të Ndërmarrjes së Shërbimeve të, Bashkisë.
I palodhur, i përkushtuar dhe pas asnjë lloj pertese a pretedimi.//
