RRUGËTIMI I PANAIREVE
-Reportazh-


Nga Panajot Boli dhe Sofokli Mekshi
-Saranda çdo verë behet më e bukur.Me buzeqeshjen e saj dhe e zbukuruar si një zanë, me veshjen magjike e brilante, pret turistet, pret fansat e saj me dashuri..I pret me anije dhe skafe në breg qe të shijojnë magjinë e saj në ditët e netët e verës..I ul para syve duke i mahnitur me pikturat fantastike të Jonit. I pret me mrekullinë e tragjedive të lashta në një qytet antik, i rrallë në Mesdhe, si Butrnti brilant i historisë. I pret me meloditë dhe lirikat qe ka lenë Orfeu në brigjet e saj. I pret me panaire për t’u treguar se sa nikoqire, mjeshtre, amvise, artiste është…
- STARTI I PANAIREVE
Ideja nisi të marr jetë aty në zyrat e AJMMI-it (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medies dhe Informacionit).Drejtori ekzekutiv i saj Shkelqim Hajno me stafin e tij duke dhenë kontibutin për një Sarandë të pastërt, me mjedis gjelberues dhe sensibilizimin e komunitetit, filluan të hedhin veshtrimin pak më larg.’Çfarë duhet të marrin tjeter nga Saranda turistwt vendas dhe të huaj? Çfarë mund të promovojmë me qasje mjedisore?’ Këtu, nisi ideja për një shpalosje dhe promovim , përveç bukurive të rralla të saj, edhe të vlerave kulturore, traditave të mjeshtërisë popullore, për t’u njohur edhe me shpirtin e mjeshtrit dhe të artistit të këtij komuniteti. Kjo të mos ngelej vetem të rajonit tonë .Të përfaqësohej nga një panair me protagonistë me të njohur të artizanëve të të gjitha zejeve të mjeshtrive popullorë duke filluar nga punimet e veshjeve tradicinale, punime në tezgjah, qendisje, punime në metal, në dru, riciklime , punime në guacka, piktura me qendisje dhe në lekurë e të tjera, pra suvenire.
Me rritjen e Panaireve ,u diskutua diemsioni gjeografik: Të mirrnin pjesë mjeshtra dhe firma artizanësh nga më të spikatur, jo vetem nga gjithë trevat brenda vendit , por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e tj.. Pra te ishte një panair i Sarandës dhe Mbarëkombëtar.

Kjo kërkonte një përkushtim dhe punë të madhe. Pak nga pak ky skicim ideje filloi të marrw jetë . Kryebashkiaku i parë qe e mbeshteti këtë ide ishte Stefan Çipa. Ky startimi do të çelte siparin në Gusht të 2012. Ai terhoqi vemendjen e turisteve, interesin e komunitetit dhe lindi si domosdoshmeri për vazhdimësi. Ai i dha kurajo dhe besim stafit të AJMMI-it t’i përvishet punës për ta organizuar më mirë Dhe nuk ishte e lehtë të nisej ky rrugëtim me 40 pavionet e para me përfaqesues nga Saranda, Gjirokastra, Lezha,Shkodra, Kosova, Mal të Zi e tj
2. FILLIMI NUK ËSHTË I LEHTË
‘ Fillimi nuk ishte i lehtë-na thotë Presidenti Nderi i AJMMI-it Dr.Agim Nelaj-Ideja ishte mjaft interesante, por duhej punë, duhej mbeshtetje.Shumë skeptikë e quanin të pamundur . E filluam me intelektualë dhe biznesmenë qe mund të na mbeshtetnin.Nuk harroj momentin emocional qe ndjemë kur shkuam te bizesmeni Veli Hasani. Sa na degjoi u ngrit në këmbë dhe futi duart në xhep. Kjo na dha kurajo. Nga bashkia gjetem mbeshtetje , kuptohet aq sa mund të na mbeshtste ajo.atehere Veshtirësi kishim për të gjetur tavolinat, duhej një bazë materiale , lidhja me artizanët dhe sqarimi i idesë së Panairit, i transportit, i akomodimit. Dhe te gjitha me një staf 5 veta. Kam transportuar vetë tavolinat në kurriz ne fillim, për t’i çuar në shtetitoren ku do të behej Panairi. Një muaj para kemi vajtur me drejtorin ekzekutiv të AJMMI-it Shkelqim Hajno në fshatin ‘Asim Zeneli’ të Gjirokastrës për të parë nga afër dhe të bisedonim me ta , për punimet e tyre në tezgjah, ku bënin sinxhade, flokata, veshje shajaku e tjera…Keshtu e nisem me mundime dhe vështirësi qe në disa çaste na bënin pesimistë, por i kapercyem dhe arritëm sot në Panairin e Nwntë.’’
3. NA MUNGON PJETËR VUKAJ
Me 3 gusht,kishte ditëlindjen e 65-te, Pjeter Vukaj ,pjesemarres ne shumicen e eventit me te rendesishëm që organizon çdo mesgushti,Agjencia Ajmmi me mbeshtetjen e Bashkisë Sarandë. Prej 6-7 vjetesh mbanin lidhje me Pjetrin
Këto ditë,duke u marrë me punët e pragpanairit te lX ,duke çfletuar shenimet e mbajtura dy vjet me parë,në krye të listës emërore të atyre që kishin konfirmuar pjesëmarrje,kemi shënuar”Pjetër Vukaj,Shkodër.Punime në lekur dhie,në dru,levore pemësh etj.” Në ato tre ditë te çdo panairi ,buzëdetit në shetitoren “Naim Frasheri”,bisedat tona me Mjeshtrin Pjetër,vertiteshin pak rreth punve të tij të ekspozuara në varset prej litari ku ai varte lekurët e ngrira mbi të cilat ishin stampuar portrete njerezish të shquar qe nga Skenderbeu deri tek Kadareja,krena kafshësh, por edhe portrete femrash-nudo. Me tej,por edhe me gjatë bisedat tona vijonin mbi letërsinë,mbi pikturën dhe përfundonin tek e dashura e tij -pija.Ja nje poezi titulluar “Ndarje me të dashurën pije” Sa shumë ia kam puthur buzët e ftohta ish të dashurës time gotë/Po të ishin buzë femrash të ngrohta,kampion do të isha në botë./Sa shumë kam çvirgjëruar shishe vere etj pije, e për çfarë bëra ,kurr s’u pendova/Në se do të ishin femra,Donzhuani do te mbetej në hije e zili do me kishte.’’
Jeta e tij artistike numëron mbi 20 botime në prozë e në poezi,për të cilat ,në çdo konkurs ka fituar çmime dinjitoze. Por le te kthehemi perseri tek pasioni i tij ne artet pamore,përmes të cilit shenjoi njohja jonë.Të mahnitur pas ekspozites se tij do te mbeteshin edhe pjesëmarrësit e tjerë të panaireve,por edhe kryetaret e radhes te Bashkise Sarande.Kujtoj se ne njeren nga mbremjet e vona te Panairit,ne vitin 2015 ,lageshtia e ajrit u rrit mbi kufijte teknik të punimeve prej lekure dhe ato nisen te leshohen,te rrudhën e të deformohen.Pashë keqardhje në fytyrën e tij mbuluar me nje mjekër të gjatë e të bukur.Ishin vetem çaste se me një tharrëse flokësh e zgjidhi ngerçin e krijuar,duke i kthyer krijimet në gjendjen e meparëshme. Në fund të ditëve të këtij eventi,stafi i Ajmmit në konsultë me specialistë të fushave benë vlerësimet per -çmimet e radhës. Mjeshtri ynë Pjetër Vukaj ,ka merituar çmime te para, Çertifikatë Mirënjohje etj. Këtë edicion IX do të kemi edhe një çmim special ,të cilin do ta zbulojmë ne 20 gusht 2021. Por Mjeshtri Pjetr, përvec Sarandës, ka qenë pjesëmarrës dhe konkurues edhe në shumë shtete të botës, deri ne SHBA dhe Iran, ku ka vizituar me qef mauzoleumin e Omer Kajamit. Për këto aftësi , Pjetri ka qenë në jurinë e shumë panaireve dhe ekspozitave të arteve pamore, në nivel botëror.Këtë vit pavioni I tij s’ do të këtë të zotin. ///

