PROFIL____“AN’ART KOÇOLLARI” drejt PANAIRIT XI “SARANDA 2023” *)

-Nga Sofokli MEKSHI –

-Shikoni me vëmëndje fotografinë e tyre,dy vajza gjirokastrite , me një tavolinë- mall ,vite e vite më parë ,guxuan të ngjiten në Qafë të Pazarit të qytetit të gurtë,aty ku të ha konkurenca. Si të vogla e të ndrojtura,ato kishin punuar me ditë të tëra në banesën e tyre,në lagjen më të vjetër , tradicionale e historike të Gjirokastrës ,

në Varrosh.Sigurisht ato nuk vinin nga hiçi.Në genin e tyre lëvrinte tradita e familjes Koçollari ,në punimin dhe përpunimin e metaleve të lehta, e të çmuara.Dalngadalë,duke punuar e duke shitur mallin e tyre,por edhe duke vijuar shkollimin deri në përfundimin e Universitetit “Eqerem Çabej ” ato motrat Koçollari,siç njihen gjithandej me këtë emër,bënë emër të madh.Stendat e tyre me produkte artistike të dorës, nëpër panairet,brenda dhe jashtë vendit ,tërhoqën vëmëndjen e turistëve të huaj,e blerësve vendas .Ata jo vetëm që blejnë artin e vajzave,por jo pak prej tyre porosisin stoli për zbukurimin e vajzave e të nuseve e të kostumeve. Por edhe të moshuarat duan varse e vathë me gurë të çmuar ,të zbukurojnë trupin e tyre.Motrat Koçollari janë aty,në Qafë të Pazarit,punojnë laiv para vizitorëve ,punojnë me filigram,punojnëe krijojnë me pasion zbukurime të kostumeve kombëtare,sidomos të zonës së Lunxhit,të “Gjirokastrës në shpat Mali”.

Bashkpunimi me Arbër Lizetën,që prodhon kostume kombëtare e fustanellën me treqind fletë,mbi 40-50 kilogram,ka rezultuar i sukseshëm për të dy palët.Rritja artistike e Motrave Koçollari, është shoqëruar me çertifikata e çmime nga kryetarët e bashkisë Gjirokastër,por edhe nga kryetart e radhës të Sarandës.Në Panairin e X-të, të Suvenireve me qasje Mjedisore ,që organizon çdo vit në Sarandë ,Shoqata AJMMI, ato morrën Çmimin e dytë.Ndoshta meritonin të parin,por Ardita me modesti e sinqeritet tha”Çmimin e parë e meriton “Arbër Lizeta” për kostumin dhe fustanellën gjirokastrite ” Vitin e kaluar,pikërisht më 20 tetor 2022,gjat një vizite në qytetin e tyre,ato do të kishin një vizitor të rrallë,kryeministrin Rama,me të cilin këmbyen mendime se si produktet e Qytetit ,pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESKO,të rrisin cilësinë ,për të kënaqur vizitorë por edhe për të shtuar të ardhurat e familjes.

Për Panairitn XI “Saranda 2023” Motrat Koçollari ,përgatitën “pajën” e përfaqësimit konkurues, me synim që sivjet ta fitojnë, Çmimin e Parë.

Suksese vajzat Androniki e Ardita Maria Koçollari.Mirsevini në Panairin tonë.///

*) Shkëputur nga Revista e Qendrës Agjencia AJMMI, “URAT E PANAIREVE”.NR.20. ///

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe dirndl