“PËRDOR ME PAK PLASTIK” MBRO MJEDISIN!
“PËRDOR ME PAK PLASTIK” MBRO MJEDISIN ! Keto jane motot e aktivizmit te nxenesve ne shkollen e Mesopotamit(Bashkia Finiq) ne kuader te Projekti “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga GIZ.


Sipas mesuesit Panajot Boli, njeheresh edhe pjse e stafit te organizates AJMMI, nje nga partneret e ketij projektij ” Të përkushtuar dhe të pasionuar nxënësit e shkollës së Mesopotamit, janë bërë protagonistë në rajon me veprimtaritë e tyre sensibilizuese për të perdorur me pak plastik dhe të mirëmbajnë mjedisin”.
Referuar dy konkursve te vizatimit dhe puneve per riciklimin dekorativ te mbetjeve plastike te cilat perfundojne brenda muajit nentor 2020; ;planifikuar si bashkepunim i AJMMI-t me shkollen e Mesopotamit me tematiken e mesiperme, Boli permen se “Pavioni i ekspozimit brenda Kendit Mjedisor, tashmë po pasurohet çdo ditë. Me fantazinë e tyre nxenesit po përcjellin mesazhe për të gjithë në mbrojtie të mjedisit.


Me duart e tyre të arta po kthejnë në vlera estetike, zbukuruese mbetjet plastike”
Diten e premte, me 27 nentor ne mjediset e shkolles Mespotam behet perurimi i ekspozites me punimet e nxenesve dhe ndahen disa cmime simbolike per autoret e punimeve me te arrira.///
