OPINION__ARTIZANI: NJË MUNDËSI E HUMBUR APO NJË SHPRESË E RE

Nga Pirro NAÇI

-Trashëgimia jonë kulturore ka një referencë të pandashme me vlerat e së shkuarës dhe kjo nuk ndërpritet, ajo vazhdon dhe bashkëjeton në harmoni me vlerat e kohës . Kjo mpiksje që përcillet nga brezi në brez, nga duart e artzanëve … Një traditë sa e vjetër po aq edhe e re, një zanat sa i vështirë po aq edhe i bukur, një stafetë që ngjan me lojrat olimpike të lashtësisë…Këtu ndoshta e ka zanafillën edhe puna e artizanit . Kjo është bukuria dhe e veçanta e tij.

Treva jonë është e pasur në këtë drejtim. Artistët artizanë në Shqipëri dhe më tej ku flitet shqip, kanë shkruar historinë e këtij vendi. Mjafton t’i hedhësh një sy muzeumeve arkeologjike dhe etnografik, jo vetëm në Sarandë por në gjitha krahinat tona, atë do ta gjesh aty. Kush ka shkuar në Butrint dhe nuk ka parë objektet e bukura artizane që zbukuronin duart, trupin apo fytyrën e gruas qysh në antikitet, me unazat, vathët apo varset e bukura. Apo ato punimet mjeshtërore të grepave të peshkimit dhe mjetet e tjera të punës…

Mos të harojmë se veglat më të vjetra prehistorike prej guri, që janë gjetur në vendin tonë, por edhe në Europë, janë në Xarë…nga duart e ‘’artizanëve’’ të gurit… Μendja e hollë e tyre e bëri njeriun të jetonte e të mbrohej më mirë… Por jo vetëm në thellësinë e kohës… Le ti afrohemi në kohë historisë…

Dora e Ismail Qemalit që ngriti flamurin në Vlorë e kishin qëndisur shqiponjën shqiptarët e Bostonit të Amerikës. E solli më 1911 nga Korfuzi në Sarandë, Marigo Pozua… E mbajti të fshehur në Vlorë deri më 28 Nëntor 1912-tës…Bëri edhe një tjetër me duart e saj…dhe mësoi gratë vlonjate të qëndisnin shqiponja e të bënin flamurë…

Sa herë që AJMMI organizon panairet anës detit mua më duket se bën përkujtimin më të bukur në botë për gratë sarandite të viteve 1913-të…Ishin të parat ndoshta në gjithë vendin që ngritën dhe punuan avlëmendin, aty në anë të deti, ku vit për vit sot organizohen panairet… Qyllimat i shitën në Angli… me markën e parë ‘’Made in Saranda’’…

Me të gjitha këto histori a mund të ‘’humbasi’’ dora dhe puna e artizanit? Sa më shumë të hedhim sytë nga e kaluara, aq më mirë përcaktojmë të ardhmen. Ajo sot jo vetëm nuk ka humbur por është një vlerë e shtuar e aset i pasur edhe turistik… Artizani, mjet zhvillimi edhe në turizëm. Tradita për hir të … turizmit!///