Nxenesit-Aktore sensibilizues per mejdisin

  • GIZ MBESHTET DHE ESHTE NE KRAH TE AKTOREVE LOKALE

Nga Panajot BOLI//

Natyra bujare na fali gjithshka. Ne nuk ia njohim bujarinë.I hapim plagë. I sakatojmë pyjet.E helmojmë me kimikate. E vrasim me plastikën. ‘Tamahqarë’ me teknologji të ‘tepruar’. Plagët e saj i kthejmë në gangrenë. S’kam pse futem në analiza më të hollësishëm.

Çdonjeri i ka të qarta pasojat qe sjell ndotja e mjedisit. Alarrmi i shkencëtarëve duhet të na shkund nga topitja, nga përgjegjesia nga ajo qe themi se çfarë do të agojë nesër. Shfrytëzimi i kësaj ‘miniere’ pa kritere , të etur pas fitimit, një ditë të bukur mund të na shembet. Ajo po e bën detyrën : na paralajmëron. Përmbytjet, cunamet, ngrohja globale, anomalitë e motit, po bëhen çdo ditë edhe më të frikshme.

Duhet të zgjohemi. Ka shumë probleme planeti ynë, bota,komunitete. Por problemi imediat dhe alarmant-mbrojtja e mjedisit.Mbyllim sytë përpara se ardhmes. Ecim pa përgjegjesi drejt një rruge qe mund të na sjellë pasoja katastrofale pa e ditur në planetin që banojmë.Pse mbyllim sytë para një problem kaq madhor qe vë në pikëpyetje të ardhmen tonë? S’mund t’i shmangemi përgjegjesive çdonjeri nga ne, komunitetet, qeveritë, organizatat, shoqatat,pa një strategji për të mbrojtur mjedisin .

Duhet të meshojmë te kryetema:Unë dhe natyra.I përmenda këto nga ndjeshmëria dhe përvoja ime shumëvjeçare në Agjecinë AJMMI të Sarandës,e cila ka dhënë dhe jep një kontribut të madh në rajonin Srandë-Delvinë në sensibilizimin e banorëve të këtij komuniteti dhe është pjesë e zinxhirit mbarëbotëror në frontin për të mbrojtur mjedisin.

Nxenesit dhe stafetd rejtues ete shkollave ne bashkine e Finiqit e gjeten veten me aktive ne frymen e realizimit te projektit : Menaxhim i Integruar i Mbetjeve & Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perendimor me fokus bashkite Finiq e Lezhe, krahas disa bashkive te tjera ne Mal te Zi e Bosnje Hrezegovine. Shkollat e bashkise Finiq u perfshine për zbatimin e aktiviteteve pilot, nëpërmjet komunikimit, pjesëmarrjes dhe ndryshimit të sjelljes ndaj mjedisit Shkollat dhe aktoreve te tjerë si biznesi lokal etj, po kontribuojne për te parandaluar dhe reduktuar mbetjet plastike.

.Si pjesëmarrës aktiv në veprimaritë dobiprurëse në sensibilizimin e komunitetit, po verej me kënaqësi se ka një reagim pozitiv në këtë drejtim. Agjencia AJMMI ka fituar përvojë besueshmeri dhe simpatizantë në terrenin ku vepron duke rritur shkallën e sensibilitetit dhe ndergjegjesimit tek ata duke bashkëpunuar me organizata të tjera simotra brenda dhe jashtë vendit me projekte e veprimari konkrete qe ishin frytdhenëse.

Në punën e stafit dua të përmend një aspekt qe unë do ta quaja të rendësishëm.Dhe e them nga përvoja dhe e theksoj: Bashkëpunimi me shkollat. Nxënësit janë aktorë të rendësishëm në sensibilizimin e komunitetit. Stafi verejti se ky bashkëpunim , duke i dhenë prioritet aktorit nxënës, solli rezultate mjaft të mira Keshtu vitet e fundit e mbeshteti veprimtarinë e saj duke u mbeshtetur tek ky bashkëpunim.

Trajnime, bashkëbisedime,krijimi i skuadrave të vullnetarëve të mjedisit në çdo shkollë, aktivitete konkrete me ta ,ngritja e kendeve mjedisore në çdo shkollë me informacione të bollshme e programe pune, rriten ndjeshëm sensibilitetin dhe veprimaritë në këtë kuadër të mbrojtjes se mjedisit. Kujtojmë sa e sa veprimtari dhe aksione konkrete u zhvilluan, në pastrimin e ishujve në Ksamil, në pastrimin e basemit të lumit Bistricë e Povëll,ë projekti i përbashkët ‘Përdor me pak plastik e riciklim të mbetjeve plastike’ i dhanë frymëmaarrje e autoritet kesaj agjensie.Pse meshoi Agjencia tek ky bashkëpunim duke levizur levat në bashkitë Sarandë, Delvinë e Finiq?

Për vetë arsyen se nxënësit janë aktorë qe luajnë mjaft aktiv . Dhe këtë e argumentoj :Se pari: nxënësi del nga kuadrati akademik i i njohurive teorike qe mëson brenda klasës për rendësinë e mbrojtjes së mjedisit. Se dyti: I jipet mundësia të vishet me përgjegjesi dhe të jetë në rolin e një protagonisti duke e inkurajuar me nisma . Se treti lidhet me realitetin dhe bëhet vetë aktor sensibilizues..Se katerti: bëhet përçues i ndjeshmerisë edhe brenda familjew edhe në mjediset rrotull ku jeton, behet shembull dhe protagonist për përdorim sa me pak të gjerave plastike, për mbrojtjen e mjedisin nga ndotjet edhe aty në lagje.Ta lidh me një fakt. Në projektin e fundit ‘Përdor me pak plastikë dhe riciklik i mbetjeve plastike’ në bashkëpunim me shkollat Mesopotam, Finiq, Livadhja dhe Bashkinë Finiq,edhe pse në kushte të pandimisë, u zhvilluan mjaft aktivitete. Veçoj dy ekspozita: një me piktura për mjedisin, dhe e dyta me punime estetike nga mbjetjet plastike të cilat u stimuluan me çmime dhe dhurata nga stafi i agjensisë.

Ajo qe do të theksoja ishte një pjesëmarrje masive e nxënësve dhe me punime mjaft të arrira.plot fantazi. Po ashtu edhe në punime estetike me mbetjet plastike. Kënaqesia jonë ishte se u aktivizuan edhe prindërit me fëmijët e tyre duke i ndihmuar dhe mjaft të interesuar për këto veprimtari.Ishte një suprizë pjesëmarrja e lartë e nxënësve si dhe përfshirja edhe e prindërve në interësimin dhe ndihmësën qe dhanë. Keshtu u krijua një zinxhir Agjenci-shkollë-familje.

Ngul këmbë në argumentimin tim se rolin e aktorit sensibilizues e luajtën nxënësit.Dhe e mbyll me një fakt kuptimplot:Me një grup nxënësish vullnetarë të shkollës së Mesopotamit po pastronim basemin e lumit Bistricë nga mbetjet plastike. Para nesh ndalon një autoveturë Shoferi nxori kokën nga dritarja e makinës.-Ju lumtë –na thotë- na dhatë një mësim të mirë. Edhe unë kam hedhur nga dritarja e makinës ndonjë bidon me ujë pa e vrarë mendjen. Tani jo, nuk do ta bëj këtë veprim. Bile nuk do të rri pa i folur edhe ndonjeri qe mund të shikojë. Ju lumtë edhe një herë-

Ishte një mesazh i bukur për ne. Por edhe inkurajim.///