NË KËRKIM TË ZYRËS SË FIRMËS SË PASTRIMIT…..

Nga Petro BUNECI dhe Bejto GERXHUNI

Remziut, komshiut tim egjiptian , i zuri gjuha lesh me mua:
-Po takoji një çikë ata të firmës private të pastrimit, o byrazer dhe thuaju se zona jonë mbushet me qeska mbeturinash!. Përse na i kanë hequr kazanët e mbeturinave nga vendi ku qëndronin për 30 vjet?”. ….Mirë që I hoqën, po ku t’I hedhim ne tani mbeturinat e shtëpisë…me erë peshku e midhje, me lëkura shalqini e më the të thashë!?……Pa le që tani ne behar, mileti në Sarandë është 2-3 fishuar nga pushuesit dhe në darkë edhe nëpër rrugët e lagjes sonë dëgjon të fliten shumë gjuhë: shqip, greqisht, italisht, anglisht, rusisht, sërbisht, ukraince…Si kulla e Babilonit…Vetëm kinezce nuk me kane zene veshet nga pushuesit akoma …
Remziu dhe gruaja e tij janë pastërtorë si edhe të parët e tyre nga Përmeti, që i lyenin me gëlqere edhe gurët e rrugicës ..
I bindur për kërkesën e drejtë të Remziut iu drejtova Ermal Këndrevicës , mikut tim të kënduar e me habere nga punet e qeverisjes së qytetit…
-More Ermal, a duhet të ketë një zyrë firma privat e pastrimit të qytetit dhe një telefon për të kontakuar njerëzit për problematikat e pastrimiti të mbetjeve?/
-Duhet të ketë që c’ke me të,- më thotë Ermali. –Madje, sipas kontratës më bashkinë duhet që zyra të punojë me orar të zgjatur për qytetarët…Ja, pyet edhe Mehmet Dhëmblanin ..
-Ore byrazer, -m’u drejtua Mehmeti.-E di ti c’thotë kontrata e bashkisë me firmën e pastrimit ? Ta them unë:”Operatori i shërbimit duhet të ketë në eficencë një “Zyrë të Kontaktimit” për marjen e ankesave e cila duhet të jetë e hapur cdo ditë të javës nga ora 7.00 deri ne 20.00?!..për t’u dhënë zgjidhje problemeve të prezantuara brenda 5 orësh….Ik gjeje po je i zoti….
Do të këtë ndonjë numër telefoni të afishuar për Zyrën-tahshë dhe hodhja sytë nga qendra…Hiç. Te stacioni i autobuzit Sarandë-Ksamil-Butrint pashë disa njoftime të afishuara .E gjeta,-thash. Do gëzohet edhe Remziu…Dhe u afrova ta lexoj:”NJOFTIM:-Kërkojmë kamariere.Tel….”Ngjitur me të, një tjetër:” NJOFTIM : Kërkojmë kuzhinier”,”Kërkojmë punëtore pastrimi për hotelin….Tel:…” …Po atë une që kërkoja, nuk e gjeta…Tani komshiu Remzi do më priste në krye të shkallëve me qesëndi:
-Të thashë, o byrazer që edhe kazanët e plehrave hiqen e vihen me mik?…Nuk më besove…Dhe me tundi një qeskë me mbeturina me guacka midhjesh dhe lëkura bostani…..Tani ku t’i çoj këto?!: Në bashki apo te firmja e pastrimit?!…. Miku im egjiptian kishte të drejtë.///
#levizalbania #demokracivendore

Fotografia e Agency AJMMI