MIQTE SUEDEZE NA I SOLLEN BIDONAT PLASTIKE NGA KORFUZI NE SHTEPI

MIQTE SUEDEZE NA I SOLLEN BIDONAT PLASTIKE NGA KORFUZI NE SHTEPI.– .

Nga Vasilika IFANDI-AJMMI

 

Me ne fund pas disa vitesh më erdhi nipi nga Suedia me të shoqen suedeze I shoqëruar me prinderit e saj. Qëndruan disa ditë në Korfuz. Me të vërtetë kaluan bukur dhe u pëlqeu shumë ishulli. Përvec se, për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit, kontenierët e mbeturinave nëpër rrugët e Korfuzit, ishin plot e përplot me plehra. Për suedezët , kjo ishte një pamje shokuese. Dhe ikën andej me një keqarrdhje nga kjo gjendje. –“Në Sarandë do jetë krejt ndryshe, nuk ekziston kjo gjendje. Saranda është një qytet piktorest, i pastër dhe mikpritës” –mburrej nipi im.
Dhe vërtet duke iu afruar Portit te Sarandes, sodisnin me admirim relievin dhe pamjen e bukur të qytetit.Nipi im kënaqej dhe vazhdonte te krenohej duke u treguar me dorë Ksamilin …rrugen per Butrint, etj,.….
U mahnitën nga bukuria e qytetit …Ne dolëm t’i takonim. Më në fund mberritën në shtëpi prane Portit. Por në një dorë valixhet në dorën tjëtër ,qeskat me bidona uji bosh dhe letra ambalazhi, nuk mund të na jepnin dorën. Jo më kot kërkuan në Portin e Sarandës kosha te vegjel per mbeturina,Nuk pane.Dolen ne rrugen mbi Port, por as edhe në rrugën mbi Port askund nuk pane konteniere mbeturinash dhe asnje kosh te vetem mbeturinash … Dhe u detyruan t’i sillnin mbeturinat qe mbanin ne duar në shtëpi!….
Në Korfuz kazanë dhe kosha kishte kudo por ishim të mbytura nga mbeturinat kurse ne Sarandë në rrugën hyrëse dhe mbi Portin detar nuk te ze syri asnje kontenier. Kosha te vegjel mbeturinash ne kete rruge me fluks qytetaresh, jo se jo…!.
E nisa reportazhin tim me këtë ndodhi të disa ditëvë më parë, për të fokusuar këtë problem qe ekziston në rrugën mbi port dhe rrugët e tjera në brendesi te lagjes Nr.4, (mbi Port). Në të kundërt , me shëtitoren kryesore buze detit ne distanca te shkurtra gjen plot kosha mbeturinash . Ne rruget e lagjes nr.4 nuk ka pothuaj asnje kosh te vogel .
Qytetarët e kësaj rruge detyrohen të ecin me qindra metra për të hedhur nje qeskë me mbeturina ne vendgrumbullime kontenieresh qe nuk dihet perse I kane distancuar aq larg nga blloqet e banimit..
Për të ardhur keq është fakti se për vendosjen e kontenierëev edhe koshave të mbëturinave, askush nga firma e pastrimit dhe bashkia , nuk ka marre mendimin e banorëve të cileve u shërbehet dhe që paguajnë një taksë pastrimi . Dhe ndodh që sheh ne lagjen nr.4 ende qeska të hedhura midis pallateve të banimit, po edhe prane ish vendeve të grumbullimit te mbetrinave ku për motive qe askush nuk I di nga banoret;, vendgrumbullimi eshte levizur dhe distancuar prej disa vendeve te përdorura tradicionalisht.
Keshtu ndodh qe fare prane hyrjes se Portit detar, ne zonen mbi trotuarin ka ndotje prej mbetrinave te hedhura pa kriter, qeska me mbeturina, bidona plastike, etj,.duke krijuar nje imazh te keq dhe te pamerituar per qytetin ne syte e vizitoreve dhe turisteve te huaj qe bujtin ne Sarande.
Gjithashtu ka edhe banorë të moshuar me problem fizike të cilët nuk munden të përshkojnë distanca te gjata për të gjetur kontenierin me te afert per te hedhur mbeturinat .. Kjo gjendje , plus diferencat ne kulturen qytetare, ka bere qe disa banorë t’i hedhin mbeturinat ku të munden.
Mungesa e konteniereve ne distance te pershtatshme nga blloqet e banimit dhe inekzistenca e koshave te mbeturinave ; rëndom “konsiderohen” si “pune vetem te firmes se pastrimit”.Sa per banoret, duket se nuk I pyet kush. Nga ana tjeter, mungesa e komunikimit public per ceshtje te menaxhimit te mbetjeve urbane që nga burimi-(familja);-ende konsiderohet “luks”dhe praktike e panjohur ne qytetin brengdetar qe ka nje tradite te mirenjohur per pastrimin
Por pavaresisht, nga vezhgimet e tona , padyshim Saranda mbetete sot e gjithe diten nga atraksionet me te bukura turistike ne cdo stine te vitit, per banoret e saj , turistet vendas dhe padyshim, ata te huaj te cilet e kane kthyer keto dite kete qytet dhe rajonin e saj, ne nje “Meke” truristike///

(Projekti mbështetet financiarisht nga Zyra Zviceriane për Zhvillim dhe
bashkëpunim (SDC) në Tiranë përmes LevizAlbania.
#levizalbania #demokracivendore ///