Miqtë e AJMMI-t…

Nga Panajot BOLI//

Çdo rrugëtim ka një nisje .Dhe nisja ka dilemat e saj. Si aktori qe ngjitet në skenë. Çdo duatrokitje, çdo buzëqeshje,çdo inkurajim, i jep besim, shpresë,forcë.

Është si puna e perroit. Në fillim nis si rreke, pastaj në rrugëtim mbledh edhe rrekëza të tjera e behet perrua.Keshtu e nisi edhe AJMMI, Angjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit në Sarandë, para 14 vitesh. Me një zë të drojtur në fillim. Por me pasion, deshirë e punë këmbëngulëse nga intelektualë të njohur të Sarandës, si Shkelqim Hajno, Agim Nelaj, Qani Sejdini, Kristo Kauri, Sofokli Mekshi e të tjerë.Nga auditori do të ngrihej bisnezmeni i parë qe ta mbeshteste,Veli Hasani. Dhjetra Veli të tjerë do ta mbeshtetnin në vazhdim. Do të beheshin miq të AJMMI-it. Veprimtaritë do të beheshin me të shpeshta. Për mjedisin shpejt rrjeti do rritej shpejt.Nga shkollat e qytetit, te shkollat e Ksamilit. Nga shkolla e Finiqit, te Mesopotamit e Livadhjas.

Me miq të rinj. Behen shumë vullnetarë. Tashmë janë të konsoliduar. Në shembullin për pastrimin e basemit të lumit Bistricë, të plazheve Ksamil , Sarandë, të Povllës. Revista ‘Urat’ do të behet e dashur për miqtë e Mjedisit. Do të jetë sensibilizuese për komunitetin. Do të jenë edhe pushtetarë qe behen miq të AJMMI-it, si Stefan Çipa, Florjana Koka deri të Ardian Gurma. Jo vetem miq ,por mbeshtetes të tij.Rrjeti i bashkëpunimit do të zgjerohet shpejt në gjithë vendin, jo vetem në Jug.

Tashmë kjo Angjenci krijon profilin e vet dhe behet partnere me shumë organizata ambjentaliste në vend. Bile jep përvojen e saj të vyer. Ndermerr projekte serioze si rehabilitimi i ishujve të Ksamilit. Miq të saj shtohen, Behet partnere me Bashkinë e Finiqit dhe shkollat e saj, me mbeshtetjen e GIZ gjerman për perdorimin sa më pak të plastikës e mbetjeve urbane..

Në ekranet e tv lokale qoftë edhe qendrore, me debatet për mjedisin, behet tashmë e preferuar për komunitetin dhe sensibilizon ndjeshëm atë. Ndermerr edhe një event mjaft serioz mbarëkombëtar: Panairet e suvenireve me qasje mjedisore tre ditore në Gusht nga gjithë trevat e Shqiperisë. Tashmë stafi i tij ka miq nga Deçani, Prishtina, Mali i Zi, Shkodra, Kukësi, Lezha, Kruja , Tirana, Berati, Korça, Gjirokastra,, pa lenë miqtë e tij Sarandiotë. Këtë vit organizoi Panairin e nentë.

Pranë stafit, miq behen kolegët gazetarë të Shkelqimit e të Sofos, Kristina Fidhi, Blerim Kore, Panajot Zoto, Shpresa Dine, Viktor Avdiaj e të tjerë.Ata qe janë bashkuar AJMMI-it janë të shumtë. Dhe stafi i ka nderuar dhe i ka respektuar duke shprehur mirënjohjen e tij të pafund. Bile në mbarimin e eventit, Panairit të nentë, në vazhdim të nderimit, i dhanë Certifikanet e Mirënjohjes disa figurave qe nuk i janë ndarë stafit asnjëherë duke e mbeshtetur atë.

Vasilika Ruçi, tashmë e ‘shtëpisë’ së AJMMI-it qe nuk i është ndarë asnjeherë veprimtarive dhe mbeshtetjen e fuqishme qe i ka dhenë. Artizanët qe kanë marrë pjesë në 9 Panaire,janë bërë miq e mikesha me Likën. Mikpritja , sherbimet e kesaj aktiviste të AJMMI-it, sposnorizimet e saj, e bëjnë atë një figurë shembull dhe shumë mirënjohese nga stafi i AJMMI-it.

Nuk mund të mos lemë pas njeriun fisnik,të palodhurin, mbeshtetesin dhe mikun e stafit tonë Rustem Duka. Nuk është pozicioni i drejtorit të Sherbimeve në Bashki, por deshira e tij, bashkë me punonjësit qe drejton, të punojnë edhe jashtë orarit , vetem se ndihmojnë një shoqatë qe i jep qytetit eventet të tilla të bukura.Me gjithë mend njerez të mrekullueshëm qe gëzojnë respekt dhe mirënjohje..

Fjalëpak Stefan Zhgabi, pronari i pastiçerisë ‘Leonora’ por pranë stafit tonë, mik , mbeshtetes duke ndihmuar me shumë dashuri. Dhe Stefanëra, Vasilika , Rustema, AJMMI ka shumë. Ia vlen mirënjohja dhe nderimi yni dhe i komunitetit.///