MARKA ”SARANDA” E PANAIREVE.-Nga Panajot BOLI
-STARTON NË FUND TË GUSHTIT, në datat: 28-29-30, PANAIRI XII I SUVENIREVE ARTIZANALE TURISTIKE NË SARANDË
Një eveniment mbarëkombëtar i organizuar nga AJMMI (Angjecia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) e mbeshtetur nga Bashkia Sarandë


Qëllimi i këtij eventi të përvitshëm është promovimi dhe nxitja e traditës mbarëshqiptare të artizanatit kombëtar shekullor, duke i dhënë Sarandës dimensionin e qytetit të panaireve ku shpalosen vlera të traditës shqiptare me një gjeografi mbarëkombëtare, me artizanë që mbërrijnë këtu nga Shkodra e Prizreni, Prishtina e Berati, Gjirokastra, Mitrovica, Saranda, Kruja, Korça, etj.,

Çdo vit anës shetitores së Sarandës , në pikun e turizmit, AJMMI, e mbeshtetur nga Bashkia, organizon panairet e Suvenireve Artizanale miqësore me mjedisin. Është një nga aktivitetet më të rendësishëme nga menyra e promovimit të suvenireve artizanale, duke shpalosur në sytë e vendasve dhe të turistëve pasurinë e jashtëzakonshme të mjeshtërisë artizanale të popullit tonë.
Nga krahinat e Kosoves, Malit të Zi. Shkodër e deri në Konispol, mbi 60 njesi artizanale dhe private, shpalosin punimet e tyre të të gjitha llojeve, punime interesante nga dora e artizaneve, me tematikë të larmishme. Këtë vit starton pikërisht Panairi XII i Suvenireve. Pritet me shumë interes.



Seicili ka një identitet. Identiteti i çdo njeriu, i çdo populli,komuniteti a qyteti, ka veçoritë edhe karakteristikat e tij. Ka specifikat e tij dhe bëhet tipar dallues i tyre..Edhe Saranda jonë ka identitetin e saj. Me të gjitha resurset e saj. Që nga faktori njeri me mentalitetin e tij, traditat dhe trashegiminë kulturore të brezave. Dhe qyteti i Sarandës është i favorizuar në të gjitha aspektet: trashëgoi një kulturë të lashtë me monumente të rralla botërore si Parku Arkeologjik i Butrintit, ai i Finiqit, Monumenti i Dyzet Shenjtorëve, Bazilika paleokristiane, e tjera, me pasuri etniko-kulturrore të çmuara, histori e personalitete të shquar,me një kulinari mesdhetare të admirueshme dhe të pasur.
Zoti i ka dhenë Sarandës një natyrë perlë me detin e mrekullueshëm pranë. Ndaj është bërë aq e admiruar, terheqese, e lakmuar për të shijuar këtë markë të veçantë që quhet Sarandë. Me të drejtë e quajnë ikona e turizmit në jug. Prestigjin dhe famën e kësaj marke ”SARANDA” ia kanë rritur edhe panairet e suvenireve që organizon çdo vit AJMMI e mbeshtetur nga Bashkia e këtij qyteti.
Janë dymbëdhjetë panaire që e bëjnë markën ”SARANDA” me të njohur në arenën nderkombëtare dhe një magnet interesant për të huaj që vitet e fundit po e shijojnë me kënaqësi. Cili është kontributui i kësaj shoqate tashmë serioze dhe e njohur në mbarë vendin, me këtë eveniment krahas veprimtarive të shumta që zhvillon në këtë qytet e në rrethinat e saj?

Se pari, në një organizim mjaft të mirë duke e rritur cilësinë e panaireve nga viti në vit, me i vlerësuar në lloje të njejta aktivitetesh që zhvillohen në mbarë vendin. Kjo shprehet mjaft mirë një pjesëmarrje masive artizanësh, jo vetem brenda trojeve shqiptare, por edhe jashtë saj, dhe vlerësimet që i bëjnë vetë artizanët ketyre panaireve kësaj ngjarje të trashëgimisë materiale kombëtare .


Se dyti, për nga vlerat që mbartin dhe përcjellin këto panaire duke marrë përmasa nderkombëtare.
Se treti , është një gjithëpërfshirje e artizaneve, mjeshtrave popullore në shumë zeje që nga Kosova deri në Konispol, me punime të spikatura të të gjitha llojeve, promovimi i tyre në një kohë kur qyteti gëlon nga turistët të huaj e vendas.

Punime nga më interesante të traditës që nga Prishtina, Gjakova. deri në Konispol, tregojnë më se miri se ruajtja e traditave të artit popullor ,percillet edhe nga te rinjtë qe janë prezent në këto evenimente.. Kjo ështe një prurje pozitive e këtyre panaireve.

Bësojmë se këto panaire që zhvillon kjo Angjenci, si një organizatë e shoqërisë civile në Shqipëri me përzgjedhjen e artizaneve dhe te subjekteve artizane me të njohura brenda e jashtë vendit, flasin edhe për një organizim dhe promovim të arrirë e bëjmë edhe me të lakmueshme këtë markë ”SARANDA”.
Doja të shtoja në këto radhë edhe një fakt që më ka bërë përshtypje në këto panaire që nepërmjet tyre ka një interesim mjaft të madh të të huajve për shumë punime interesante nga artizanët tanë të talentuar.
Një artizane vajzë (nxënëse nga Metoqi) vitin e kaluar pa e ekzpozuar akoma një punim artizanal të duarve të saj, pa sesi turisti e mori këtë punim në dorë, u entusiazmua dhe tha: ”E mrekullueshme! ” Jo vetem i blejnë, kërkojnë të dalin fotografi me to, ”Nga Saranda e bukur”

Dhe panairet ndjekin maratonën e tyre. Me trashegiminë e një kulture të vyer,të mjeshtrave duarartë nga trojet tona shqiptare, deshmi e një popull me tradita e kulturë të shkelqyer, e admiruar dhe e vlerësuar nga çdo cep i botës mes turisteve që i njohin nga afër. Panairet që zhvillon Angjencia jonë synojnë të promovojnë këtë pasuri tonën që spikat mes popujve të tjerë të Ballkanit Dhe themi: Marka’’SARANDA’’ e panaireve.

Kemi markën e fundit’’SARANDA 2024’’ . Më e bukura se çdo vit tjetër. Ndaj, Ju mirëpresim!.///
