“Lëviz për kopshtin tim” zbret në Bajkaj (Delvinë) dhe gjen mbështetje komunitare.

Lëviz për kopshtin tim” zbret në Bajkaj (Delvinë) dhe gjen mbështetje komunitare.

 

Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, projekt që po zbatohet  aktualisht nga  shoqata “Together for Life” me partner lokal  Shoqatën  Agjencia “AJMMI”  dhe  me mbështetje të  “LëvizAlbania“, ka  zbritur sot ne jug te Shqipërisë dhe pikërisht  ne fshatin Bajkaj të Bashkisë Delvinë.

“Together for Life” dhe “Agency AJMMI”  organizuan sot në Bajkaj  Tryezën komunitare: “Nxitje e angazhimit qytetar, me fokus përmiresimin e problematikave në kopshtin e fëmijëve.”

Në këtë Tryezë e cila u drejtua nga Shkëlqim Hajno, përfaqësues  i AJMMI-t, morën  pjesë:  edukatore të kopshtit, mësues dhe mësuese të shkollës së fshatit, përfaqësues të këshillit bashkiak të Delvinës, nga këshilli I fshatit si dhe prindër të fëmijëve të kopshtit.

Në këtë aktivitet u synua nxitja e angazhimit të banorëve  për të ushtruar trysni në procesin e vendimarrjeve që lidhen me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në arsimin parashkollor. Gjatë diskutimeve dhe debateve pjesëmarrësit manifestuan shqetësimin  për kushtet e papërshtatshme të godinës ku funksionon kopshti i Bajkaj.

Sipas kryetarit të fshatit Blerim Kullaj “Gjendja fizike e godinës me lagështiren, deri më sot të paevituar, dëmton jetën e fëmijve që frekuentojnë këtë godinë.”  Sipas tij, ndërhyrjet pjesore për shmangjen e lagështirës në mjedisn e kopshtit, kanë treguar që ato janë të pamjaftueshme dhe sot kërkohet ose ndërhyrje riparuese kapitale ose një godinë e re. ‘

Vetë edukatorja Shpëtime Bello e cila prej 20 vitesh punon në këtë institucion parashkollor  e paraqiti situatën emergjente duke falënderuar Rrjetim  “ Lëviz për kopshtin tim’’ si dhe mbështetjen që i jep kësaj nisme “LëvizAlbania”.  Për nënkryetarin e këshillit të bashkisë së Delvinës,  Mikeljan Cano, “bashkia nuk ka aq fonde për të ndërtuar një kopsht të ri, por ajo,  mund të kontribuojë si pjesëmarrëse në ndryshimin e situatës, në se gjenden donatorë si Ministria e Arsimit, etj.

Rreth dy obsioneve për ndryshimin e situatës fizike në kopshtin e Bajkajt diskutoi edhe drejtoresha e shkollës Algerta Xhaferi. Shumë prindër që morrën fjalën vunë në dukje se siguria e jetës së fëmijve nuk kërcënohet vetëm nga lagështira por edhe nga rruga automobilistike shumë afër kopshtit.

Tryeza e Bajkajt  e organizuar nga AJMMI  dhe  “Together for Life” ,me mbeshtetje te “LëvizAlbania”, u finalizua me  një kërkesë komunitare me shkrim e cila do të firmoset në ditët në vijim nga prindër të fëmijvë të kopshtit, banorë të fshatit, anetarë të këshillit të fshatit si edhe mësues; per t’ju partaqitur  Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinise , Bashkisë Delvinë dhe institucioneve të tjera për zgjidhjen emergjente të kushteve më të mira në funksionimin e kopshtit  ne Bajkaj.

 

                                                                                 Vasilika  Ifandi– AJMMI