Larmi veprimtarish per nismen ‘’Përdor më pak pak plastik”, Projekt i GIZ gjerman ne Bashkine Finiq

Nga Panajot Boli/

Ka gati një vit qe punohet me një larmi veprimtarish në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga GIZ me financim të Qeverisë Gjermane.

Ai planifikon dhe realizon nje fushate ndergjegjësimi ne kuadër te inciativës “Perdor me Pak Plastik” në te gjitha bashkitë partnere nga tre vende te rajonit (Mali I Zi, Bonje&Hercegovine dhe Shqiperi), ku nga Shqiperia kemi dy bashki, ate te Lezhes dhe Finiqit.

Në këtë projekt jane përfshirë shkollat Mesopotam,Finiq dhe Livadhja nën drejtimin e Agjencise AJMMI-t të Sarandës. Nisma u ndermor per te rritur ndergjegjesimin ne lidhje me reduktimin dhe parandalimin e perdorimit te plastikave nje perdorimshe nga bizneset te tilla si hotele, restorante, bar-kafe, supermarkete apo biznese të ngjashme.

Të sensibilizohen nxënësit , banorët të mos ndotin lumin Bistricë e Povëll e të perfundojnë në det, të riciklohen, pervec kendeve Mjedisore te dedikuara kesaj hapesire per bashkepunim dhe ndergjegjesim në shkollat e bashkisë Finiq. Në këto kende janë ekzpozuara punime me plastik të nxenësve, vizatime e piktura për sensibilizim, janë berë takime dhe trajnime për mesuesit qe drejtojnë këto veprimtari.

Gjithashtu jane ngritur edhe Skuadrat e Vullnetareve Mjedisore për çdo shkollë. Ndergjegjesimi per perdorimin sa me pak te plastikes, per pastrim demonstrativ te basenit te lumit Bistrica qe perfundon ne det se bashku me mbetjet plastike te hedhura ne vite pergjate brigjeve te tij po edhe me gjere; jane disa nga veprimtaritë, ku janë perfshire konkretisht shkollat dhe mesuesit qe i shoqerojne ata se bashku me perfaqesues te organizatës.AJMMI .

Larmi veprimtarish do të këtë ne vijim me zhvillimin e konkurseve për vizatimin me të mirë me tematikë perdor me pak plastik dhe mos ndot mjedisin; konkurs për punimin më të mirë zbukurues me mbetje plastike dhe aksionin e vullnetareve për pastrimin e ishujve të Ksamilit nga mbetjet plastike.

Pra shkollat, bizneset dhe banorët janë aktorë dhe faktorë në këtë projekt Ndersa bashkia Finiq është një nga 2 bashkitë ne Shqiperi (se bashku me bashkinë e Lezhes) . Nxenësit jane pajisur me bluza dhe doreza per aksionet e pastrimit te mbetjeve dhe kryesisht plastikes, po edhe në vijim me çanta bezeje per t’i pëdorur në shtepite e tyre në vend të qeskave prej plastike ne blerjet në dyqane apo marketeve te territorit te bashksisë Finiq .

Nga projekti kujtojmë se bashkia Finiq ka përfituar nga GIZ 100 kazane per depozitimin e mbeturinave urbane si dhe nje makinë teknologjike per grumbullimin e mbetjeve urbane në teritorin prej rreth 58 fshatrash.///