Kur nxënësit marrin pjesë aktive në projektet për mjedisin
Nga Panajot BOLI /
Ne bashkine e Finiqit përfundoi faza e parë e projektit “Menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe pakësimi i plasstikës në përdorin,” mbeshtetur dhe monitoruar nga GIZ gjerman, me partnere lokal shoqaten mjedisore AJMMI.
Çfarë përvojë fituam nga kjo fazë? Doja të theksoja se ky projekt ishte me frytdhenës dhe i sukseshëm. Cili ishte çëlësi i këtij suksesi? Përfshirja aktive e nxënësve dhe mesuesve te tre shkollave të Bashkisë së Finiqit ,Mesopotam, Finiq, Livadhja nga ana e AJMMI-it.

Efekti i parë ishte përcjellja e informacionit për menaxhimin e mbetjeve dhe pakësimin e plastikës në përdorim. Jo vetëm niveli i i nformacionit u rrit në formimin e nxënësve për këtë çeshtje madhore të shoqerisë sonë,, por ky informacion, u trasmetua në familjet e tyre, të cilët u përfshin edhe ata në shqetësimin e fëmijëve të tyre, si dhe ndihmuan në punimet qe bënin për projektin nxënësit.


Nga përvoja fazës së parë u verejt se nxënësit ishin një hallkë mjaft aktive në sensibilizimin e komunitetit. Me kënaqësi pamë se prindërit u interesuan, ndoqen në menyrë aktive dhe me interes këtë projekt nepërmjet hallkës fëmijë. Kur themi se niveli i informacionit u rrit,kemi faktin se mesuesit vullnetarë në këto shkolla, percollën në klasa një informcion të bollshëm.


Në koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me AJMMI-in,jo vetëm teorikisht por edhe në formë vizive. U krijuan në çdo shkollë Kendet mjedisore me siglen e GIZ-it dhe AJMMI-it, Kendi i vullnetareve. Ishte vertet një arritje mjaft e madhe masivizimi në skuadra vullnetarësh.
Mjaft rezultativ qe i dha një gjallëri dhe sensibilizim të fuqishëm , organizimi i dy konkursve , i vizatimit për ndergjegjesim për mbetjet, si dhe punime me mbetjet nga plastika. Besoj se kjo i dha një impuls mjaft të rendësishëm aktivizimit te fëmijëve dhe nepermjet tyre edhe prinderve dhe komunitetit.
Ky ndergjegjesim nuk ngeli vetem brenda mureve të shkollës , por u shoqerua me aksione konkrete për pastrimin e mjedisit nga mbetjet plastike,si në Mesopotam, në basemin e lumit Bistricë, në Ksamil, në bregun e detit si dhe në ishujt e Ksamilit, etj,.

Në suksesin e këtij projekti ne do të veçonim se një rol të madh nxitës luajten stimulimet. Ndarja e çmimeve për konkurset si çertifikata, stimuj materjal, çanta basme miqesorë me mjedisin , bluzat për vullnetarët e mjedisit, bëni qe shpirti i garës dhe i masivitetit, të jetë i lartë duke sjellë keshtu energji dhe dhe një përvojë mjaft të vlefshëm në menyrën e zbatimit të ketyre projekteve qe rezultoi deri tani mjaft i sukseshëm.

Dhe unë do të thosha se faktori shkollë, nxëxnësit, mesuesit, i dhanë frymëmarrje dhe sensibilizim dhe pati efekte pozitive te komuniteti fokusimi te ky problem qe është mjaft aktual dhe ka të bëjë me natyrën dhe shendetin tonë.///
