-GERSHETIM I BUKUR I TRADITAVE MBARËKOMBËTARE TË ARTIZANATIT TONË NË PANAIR XI “SARANDA 2023”

-Nga Mehmet NELAJ –AJMMI

-E kapërceu një dekadë nismë e bukur e AJMMI-it: për të nxjerrë në pah artin e mrekullueshëm të artizanatit tonë. Se populli është një mjeshtër i rrallë, gjeni. Se duhen mbajtur traditat.

T’i dashurojnë të rinjtë.

Ajo që na inkurajon, pjesëmarja e të rejave dhe të rinjve. Brenda dhjetë Panaireve, edhe ky i njëmbëdhjeti, do të shpalosë një mozaik të shkelqyer të artizanaëve tanë duarartë, qe nga Mali i Zi, Kosovë deri në Konispol, etj,.

Mrekullohesh me punime të artizaneve tanë. Mbajtje gjallë e traditave tona qe na lanë gjyshet dhe gjysherit tanë.

Të bësh gjithshka me drurin, leshin, gurin, guackën, të qendisesh me një shije kaq të hollë veshjet popullore që të mahnitin, të zbukurosh me qendisma nga më interesante mjediset ku jeton. Deri të pikturosh mbi lekurët.

Gjithshka që i pret imagjinata e shkelqyer e popullit.

Të gjitha ato, kaq vite,vijnë këtu në pavionët e Shetitorës “N.Frashërei” në Sarandë për të mahnitur edhe turistet e huaj dhe shqiptarë gjithashtu me artin tonë të shkelqyer.

Ajo që dallon është talenti i ketyre artizaneve.

Dhe ka një gershetim të bukur të artit të punimit të leshit e qëndisjes nga zona e Gjirokastrës, Kurveleshit me veshjet tradicionale me karakter të shendoshë patriotik, me ato veshje të Gjakovës, apo punimet më guacka nga zona e Konispolit,etj., me ato punime portretesh në lekurë të Shkodrës.

Çdo prurje në këto pavione sjellin specifikat dhe karakteristikat e çdo zone , por kanë një gershetim të ndersjelltë.

Është si një gjerdan ku çdo krahinë shfaqet me gurët e çmuar të saj.. Edhe këtë vit presim të shijojmë këtë gjerdan arti buzë detit Jon.///

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti