FINIQ-QK, Hallkë e rëndësishme në Bashki për informim dhe sensibilizim të komunitetit për mjedisin
Nga Panajot BOLI/
Në kuadër të zbatimit të Projektit: Menaxhimi I Integruar I Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perendimor, zbatuaer në Bashkinë FINIQ me mbeshtetjen e GIZ-it gjerman; ne partneritetin midis Agjencise AJMMI dhe Bashkisë Finiq , një rendësi po i kushtohet Qendrës se Komunikimit në këtë bashki.

Bashkëpunimi dhe angazhimi nga të dy palët ka qenë i mirë dhe po jep rezultate. Qe në fillimet e bashkëpunimit stafi i AJMMI-it i ka dhenë prioritet kësaj Qendre Komunikimi si një hallkë e rendësishëm dhe si një instrument për të dhenë informacion dhe të sensibilizojë komunitetin. Kjo Zyrë u pajis me të gjitha materialet dhe instruktimin për t’u shnderruar dora-dores në një qendër informimi për 58 fshatra qe ka kjo bashki.

Sigurisht qe Bashkia e Finiqit është një bashki me shtrirje të gjerë gjeografike, por qe ka probleme me mjedisin dhe mbetjet urbane, se ka dy lumenj Bistrica dhe Povlla, ku hidhen mbetje urbane dhe sidomos plastike nga persona dhe subjekte të pandërgjegshëm. .Aq me tëpër, kur në fshatra të thella malore mungon informimi i plote dhe infrastruktura e nevojshme për mbledhjen dhe pastrimin e ambjenteve publike. Gjithashtu në këtë Bashki ka edhe Monumente si Syri i Kaltër, Parku arkelogjik i Finiqit, Manastiret e Mesopotamit dhe Kostarit ku ka dyndje turistesh dhe shpesh vecanerisht ne festa flaken ne terren te hapur mbetje plastike. Pikerisht këtu, Bashkia ka shtuar kazanët e mbeturinave dhe kujdesin për t’i mbajtur pastër .

Nje rol po luan aktualisht edhe informimi nga zyra/ Qendra e Komunikimit dhe informimit për t ‘i dhenë impuls nje filozofie te re te thithjes se mendimeve dhe verejtjeve te banoreve duke adresuar problematika mjedisore me fokus edhe mbetjet plastike
Ne kete kuader, se fundi nje grup pune i AJMMI-it se bashku me sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë Vangjellaq Xhaferi dhe shefin e kabinetit Petro Bereti, zhvilluan një takim pune në Zyrën e QK (Qendrra e Komunikimit) me punonjesit e kësaj zyre për të parë rezultatet e deritanishme dhe rritjen e efikasitetit të kësaj strukture te re ne kuader tte projektit qe mbeshtet GIZ ne Bashkine e Finiqit dhe rolit te AJMMI-t si partner lokal. U theksua mundësia e vendosjen në çdo qendër fshati edhe të nje numri telefoni me qellim qe çdo banor të informojë ose të ankohet për çdo problem qe ka të bëjë me çeshtje mjedisore.
Kjo lehtëson komunikimin me banoret e fshatrave te cilet dominon mosha e tretë. Në këtë takim, përveç detyrave qe u lanë për të dy palët, u pasuruan mjediset e QK me fletëpalosje, me postera, me mesazhe, e tjera. Pse themi se QK është hallka kryesore në këtë zinxhir për zbatimin me sukses të projektit? Ajo siguron informim,komunikim, dhe pjesëmarje të banorëve dhe gjithë të interesuarve për çeshtje të menaxhimit të mbetjeve dhe do të sherbejë si një instrument për të dhenë informacion dhe do të komunikojë rezultatet e punës se projektit mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Duke funksionuar kjo qendër Komunikimi, nuk është e nevojshëm të presim kur kanë ‘pritje ‘ populli nga ana e Bashkisë ose të lenë punën për të shkuar personalisht në zyrat për të paraqitur ankesat për menxhimin e mbetjeve.///
