-EVENT, KU KUMTET E ARTIT, VIJNË NGA SHPIRTI I ARTIZANËVE-
Nga Shkëlqim HAJNO
Eventi i përvitshëm, i Panairit është gjithsesi një promovim i i traditës shqiptare të artizanatit të dorës, si pjesë e trashëgimisë kombëtare dhe, manifestimi i kësaj ngjarje kulturore, ka qenë gjithmonë për organizatorët , Bashkinë dhe publikun e gjerë një atraksion i veçantë turistik për Sarandën.
Si prurje. Ai vjen si një prurje me rrjedhat e artit shekullor që përcillen në mjediset familjare ose punishte të dorës, siç vijnë ujërat e kristalta nga poskat e rrëketë e ujit të dëborës prej maleve shkëmborë e të thukët.

Çdo punim i artit artizan qoftë me të gjeografinë e tij, qoftë nga Gjirokastra, Shkodra apo Pizreni, Berati, Prishina , Kruja, Gjakova, etj., ka edhe një dimension shpirtëror, duke përcjellë si kumte e shenja, elementet estetikë të së bukurës që latohen nga duart e grave ose të burrave të disa brezave.
Derisa mbërrijnë në sytë e publikut dhe turistëve, në këto kohë moderne të medias sociale dhe inteligjencës artificiale, plot sfida.
Por kumet, kanë po kaq thjeshtë edhe një tjetër dimension. Atë orgjinal e mbarëkombëtar.

Tashmë eventi ka fituar një maturim. Jo në pak, por në mbinjë dekadë jetë.
Dhe, telefonatat e para mbi pjesëmarrjen e artizanëve në ngjarjen kulturore të Sarandës që i dedikohet përvit artit të kulturës materiale, sjellë pikërisht nga duart dhe shpirti i artizanëve, nisin pothuaj në muajin janar e shkurt, duke paralajmëruar prurje të reja e origjinale prej viseve shqiptare.

Janë produkte artizane te punuara me dorë dhe njëherësh, me shpirtin e autoreve artiste (sipas burimeve të organizatorëve të AJMMI-t, dhe Bashkisë Sarandë, në shumicë, artizanet janë gra e vajza) të cilat thurin, qëndisin, gdhendin, endin duke krijuar vlera të reja e artikuj artizanalë në harmoni bivalente me përdoirmin e këtyre artikujve por, mbi te gjitha, edhe me elementët artistike dhe estetikë që bartin e përcjellin .
Me kumtet që sjell Eventi, synon sadopak të impaktojë si një artaksion brenda Markës “Saranda”.
Nga ana tjetër ,Panairi i Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore i projektuar në zemër të gushtit, në pikun e flukseve turistike kur qytetit gjallon si një epiqendër me turistë nga vise të ndryshme shqiptare po edhe nga vise e shtete të ndryshme të globit, dora-dorës e vit pas viti , Eventi synoi e synon t’i sjellë qytetit edhe një dimension të munguar më parë. Atë të Qytetit të panaireve.

Andaj do thënë se, kjo puna e promovimit të qytetit edhe si qytet i panaireve, nuk është thjesht punë OJF-sh , që duhet mbështetur (siç bën Bashkia) edhe nga Ministria e Kulturës, Ajo e Turizmit dhe Mjedisit dhe Dhoma Kombëtare e Artizanatit pasi, së pari, është një çështje vizioni, përtej miopise së trashëguar provinciale që lidhet me të sotmen dhe, me tej ,me të nesërmen e turizmit si prioritet kryesor i zhvillimit dhe prosperitetit të banorëve dhe komuniteteve lokale




Eventi bart edhe synimin jo vetëm të promovimit në vetvete të artit artizan popullor qe buron në shekuj prej shpirtit , dorës dhe artizanëve të viseve shqiptare; po, edhe të mundësive të këtyre burimeve, për të kuruar e lehtësuar gjithsesi sadopak me mbështetje edhe mirëqënien e këtyre artistëve dhe të vatrave familjeve të tyre, dhe, me gjerë se kaq ,etj,.///
–
