EDHE NJE EVENT I BUKUR E PRET SARANDEN:PANAIRI IX MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE, miqësor me Mjedisin ‘’SARANDA 2021″
’’Nga Panajot BOLI/
I-Më 19-20-21 Gusht në Sarandë-PANAIRI IX MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE ‘’SARANDA 2021’’-Saranda e bukur dhe magjike gjallon më fuqishëm se çdo vit tjetër
.Shetitorja e bukur, anijet turistike qe po e qendisin çdo natë bregun e qytetit duke punuar si bletët,për të promovuar përlat e rralla magjike të ketij bregu, po i ‘’çmendin’’ turistat vendas e të huaj.Dhjetra aktivitete e kanë bërë Sarandën terheqese dhe interesante duke ngjallur admirim , simpati dhe kureshtjen e të huajve.Një eveniment i bukur qe e pret Sarandën është edhe Panairi IX mbarëkombëtar i suvenireve turistike ‘’Saranda 2021’’.
Stafi i i AJMMIT me drejtorin ekzekutiv të tij zotin Shkelqim Hajno, punojnë ethshëm këto ditë për përgatitjen e tij. Është i nenti qe organizon kjo Angjensi, perveç vitit të kaluar , qe nuk u organizua për shkak të pandimisë/ Ky panair mbeshtetet nga bashkia dhe president i saj është kryebashkiaku zoti Ardian Gurma. Ai promovon turizmin dhe mjedisin e qendrueshëm.Synimi i tij është të nxjerr në pah dhe ta promovojë’’ markën Saranda’’ si qyteti i Panaireve dhe i traditës shqiptare në punime , teknika dhe materjale të ndrYshme me lendë të para si: leshi, dru, metal, baltë, guacka, materjale ricikluese.Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se pati një interesim të madh nga të gjitha viset e Shqiperisë , Mali të Zi , Kosova, Maqedonia e Veriut e tj.

Ai ka qenë event më i bukur i muajit Gusht qe ka terhequr mjaft interesimin vendas dhe të turisteve të huaj. Kane marre pjesë artizanë me prodhime orgjinale të artizanatit të dorës. Edhe këtë vit kanë treguar interes për të marrë pjesë mbi 80 artizanatë me firma më të njohura në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Krujë, Lezhë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia..

Stafi i AJMMI-it në këtë rat do të botojë edhe një revistë (numer special :”URAT E PANIREVE”)për pasqyrimin e nentë panaireve të zhvilluara deri më sot.
Panairi IX Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike ‘’Saranda- 2021’’qe do të organizohet në shetitoren e re, me emrin e bukuir te Naim Frasherit .Ne shetitoren -stoli qe i dha një pamje të mrekullueshme qytetit,, do të jetë eventi më i bukur qe do t’i japë Sarandës më shumë gjallëri dhe interes për turistat vendas dhe të huaj.
(FOTO; P.Boli-Nga eventet e kaluara)///
