E Diela ne fshat…si një risi.

Nga Panajot BOLI/

Kohët e fundit Bashkia e Finiqit ka ideuar një serë veprimtarish me logon ‘E diela në fshat’.”

Shkendijën e parë kjo veprimtari e dha para dy vitesh në fshatin Karahaxh me nismën e shoqatës kulturore ‘Shen-Kozma’ të mbeshtetur nga Bashkia. Cili është në thelb, qellimi i kësaj veprimterie e cila ka rimgjallur ose më saktë ka zgjuar nga letargjia jetën në fshatrat e këtij komuniteti?

Gjallërimi i jetës në fhat, promovimi i kulinarisë tradicionale me të veçantat e çdo zone, mbajten gjallë dhe dashurinë për trashegiminë folklorike dhe përcellja tek brezat e rinj, zhvillimit të turizmit si dhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i pushtetit ‘’qendror’’ me atë të bazës, d.m.th. bashki –kryesi e fshatit dhe vëllazerië e ketytre fshatrave.E rendësishmja është të nëvizojmë se keto veprimtari ngrejnë anën psikologjike të banorëve, sidomos të moshës së tretë qe kanë nevojë për mbeshtetje morale, në mungesë të fëmijëve dhe të njerezve të tyre qe janë në emigracion.Si janë ideuar këto veprimtari?

Do të thoshim qe në fillim se ideatori i kësaj risie është vetë kryetari i këasaj bashkie Kristaq Kiço. ‘’E DIELA NË FSHAT’’ është realizuar me shumë sukses dhe interes në Finiq dhe Sminec.Do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera të skicuara nga Bashkia. Si u organizuan ato? Në përgatitjen e tyre u mobilizua gjithë aparati i Bashkisë nën drejtimin e drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit.

Tre ishin shtyllat e veprimtarisë, së pari, promovimi i kulinarise me gjellërat, gatimet dhe prodhimet karakteristike të zonës duke u aktizuar amvisat me të mirat, se dyti promovimi këngëve dhe valleve popullore me veshjet qe dallojnë atë zonë, dhe se treti bashkëbisedimi për problemet qe ka ka ajo zonë e Bashkisë duke bashkërenduar punën edhe me vellazëritë e ketyre fshatrave qe janë krijuar në emigrim dhe mbeshtetin fuqimisht vendlindjen e tyre, Vazhdimi ishte me argëtim.Këto panaire qe ishin të larmishme, ishin si mikrofestivale folklorike, ekzpozitë e trashegimisë kulinare, dhe një formë për të njohur me problemet sa më mirë nga ana e drejtuesve të Bashkisë.///