Dita Botërore e jetës së egër/ Në Shqipëri, 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh
Më 20 dhjetor 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 3 mars si Ditën Botërore të Jetës së Egër, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra.
Këtë vit aktivitetet zhvillohen me temën “Ruajtja e jetës në Tokë”.Sipas të dhënave statistikore në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh.Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha sot se, “me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë së paligjshme dhe moratoriumit të prerjes së pyjeve në Shqipëri ka patur një rritje të këtyre specieve”.“Kjo ditë na kujton nevojën për të vazhduar ndërgjegjësimin dhe angazhimin kundër krimit mjedisor, i cili ka impakte të mëdha në ekonomi, mjedis dhe shoqëri”, – tha Klosi.
Në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh. Objekt i këtij inventarizimi fillimisht u caktuan 30 specie, të cilat janë parë si objekte gjuetie dhe disa të tjera si të kërcënuara apo të rëndësishme të mbrojtura nga Konventat ndërkombëtare, ratifikuar nga ne
.1. Ariu i murrmë 2. Macja e egër 3. Rrëqebulli 4. Lundërza 5. Dhia e egër 6. Kaprolli 7. Baldosa 8. Ujku9. Çakalli 10. Derri i egër11. Lepuri i egër 12. Dhelpra 13. Zardafi/Kunadhja gushëverdhë 14. Shqarthi/Kunadhja gushëbardhë 15. Kryekuqe e madhe 16. Kryekuqe qafëgjelbër 17. Grilla 18. Rosa bishtgjel 19. Rosa e përhime 20. Sqepluga 21. Marsatorja 22. Shapka e ujit 23. Bajza24. Thëllënxa e malit 25. Pëllumbi i egër 26. Shapka 27. Turtulli 28. Shkurta29. Lauresha 30. Pelikani kaçurrel.
Gjatë inventarizmit janë vënë re edhe 27 specie të tjera, prej të cilave janë përzgjedhur edhe specie për t’u inventarizuar gjatë këtij viti në habitatet e Prespës, Pogradecit dhe liqenit të Shkodrës (ky proces realizohet me mbështetjen e GIZ), por edhe në lagunat bregdetare, ku mund të përmendim: 1. Shqiponjën 2. Kryekuqja e vogël 3. Mjelma 4. Karabullaku i madh5. Karabullaku i vogël6. Pelikani rozë 7. Çafka e bardhë/ e përhime 8. Flamengo9. Pulëbardha 10. Dallëndyshja e detit.
Toka është shtëpia e specieve të panumërta të faunës dhe florës. Ky diversitet i pasur dhe miliarda vjet gjatë të cilëve kanë bashkëvepruar elementët e tij të shumtë, janë pikërisht ato që e kanë bërë planetin tonë të banueshëm për të gjitha krijesat e gjalla, përfshirë njerëzit.
Sidoqoftë, aktivitetet e paqëndrueshme njerëzore dhe shfrytëzimi i tepërt i specieve dhe burimeve natyrore që përbëjnë habitatet dhe ekosistemet e të gjithë jetës së egër po mposhtin biodiversitetin e botës.
Gati një e katërta e të gjitha llojeve janë në rrezik zhdukjeje në dekadat e ardhshme, dhe shkatërrimi i tyre do të shpejtonte zhdukjen e të tjera specieve të panumërta, duke na vënë edhe ne gjithashtu në rrezik///SARANDANEWS.AL///
:
