AJMMI, PJESË E 11 ORGANIZATAVE FITUESE TË PROGRAMIT ReLOaD2 TË PNUD

-Qendra Agjencia AJMMI pas aplikimit në Thirrjen publike për rininë për organizatat e shoqërisë civile , shpallur në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në vendet e Ballkanit Përëndimor 2 (ReLOaD2 të PNUD në Bashkinë Sarandë, u kualifikua si organizatë fituese krahas 10 organizatave të tjera fituese në Shqipëri.

Projekti i Qendrës AJMMI i titulluar: “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë” nisi në janar 2023 dhe ka një kohëzgjatje për 8 muaj.

Projekti përfshin evidentimin dhe promovimin e talente të reja nga klasat e larta të 5 shkollave 9-vjeçare të bashkisë Sarandë (“Adem Sheme”, “9 Tetori”, Ksamil, Çukë, dhe fshati Gjashtë).

Në kuadër të këtij projekti përfaqësues të stafit të projekti nga AJMMI morën pjesë në një seancë trajnimi organizuar më 20 Dhjetor 2022 në Tiranë nga ekspertë të PNUD.

Disa nga çështjet e trajtuara në këtë trajnim lidheshin me prezantime /diskutime si:

• Udhëzuesi për zbatimin e projekteve (përfshirës disa modeleve të dokumenteve të nevojshme përgjatë zbatimit të projektit);

• Udhëzuesi për komunikimin dhe vizibilitetin ;

• Prezantimi i udhëzuesit të zbatimit të projekteve;

• Prezantimi i udhëzuesit të komunikimit dhe vizibilitietit;Modeli i raportit narrativ ;Modeli i raportit financiar, etj,.

Ekspertet e Miriam Angoni, (eksperte e komunikimit) e cila mbështet organizatat që zbatojnë projektete në të gjitha bashkitë, si dhe Blerta Tuci, eksperte mentorimi, e cila mbështet organizatat që zbatojnë projekte në Bashkitë Kamëz, Lushnje, Sarandë, ndanë informacione dhe shëmbuj të bodishëm në trajnimin interaktiv që u moderua me kompetencë dhe fleksibilitet nga z.Julian Papaproko, Z. Juljan Papaproko, Menaxher Projekti ReLOaD2 dhe Zj. Lorena Gjergji, Asistente projekti ReLOaD2./

( Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP.#ReLOaD2,#BashkiaSarande,#ReLOaDAlbania;#DemokraciaVendore;#BallkaniPerendimor;#EuropeanInAlbania;#UNDPAlbania;