Pjeter Vukaj, Mjeshter i pikturave mbi lëkurë dhie.

( -Homazh per mikun e Panaireve-)
NE KUADER TE EVENTIT PANAIR IX I SUVENIREVE TURISTIKE, MIQESORE ME MJEDISIN “SARANDA-2021”
 
Nga Sofokli MEKSHI//
 
Pardje,me 3 gusht, kishte datlindjen e 65-te, Pjeter Vukaj ,pjesemarres ne shumicen e eventit me te rendesishem qe organizon çdo mesgushti,Agjencia AJMMI me mbeshtetjen e Bashkise Sarande. Me rastin e dites se tij te lindjes ,ne fb i dergova nje urim zemre, ku i shkruaja se ,edhe pse nuk mund te flisnim ne celular, ne te dy vijonim ne distance biseden e nisur tashme prej 6-7 vjetesh ku edhe une me stafin ,do te angazhohesha ne pergatitjet per organizimin sa me te mire te Panairit te Suvenireve.
Edhe keto dite,duke u marrë me punet e pragpanairit lX ,duke çfletuar shenimet e mbajtura dy vjet me pare, ne krye te listes emrore te atyre qe kishin konfirmuar pjesëmarrje, kam shenuar: “Pjeter Vukaj,Shkoder.Punime ne lekure dhie, ne dru, levore pemesh ,etj,.” Ne ato tre dite te çdo panairi ,buzedetit ne shetitoren “Naim Frasheri”, bisedat tona me Mjeshtrin Pjeter,vertiteshin pak rreth puneve te tij te ekspozuara ne varëset prej litari ku ai varte lekuret e ngrira mbi te cilat ishin stampuar portrete njerzish te shquar qe nga Skenderbeu deri tek Kadareja, krena kafshesh por edhe portrete femrash-nudo. Me tej, por edhe me gjate, bisedat tona vijonin mbi letersine, mbi pikturen dhe perfundonin tek e dashura e tij -pija. Ja nje poezi titulluar “Ndarje me te dashuren pije”
“Sa shume ia kam puthur buzet e ftohta ish te dashures time gote/Po te ishin buze femrash te ngrohta, kampion do te isha ne bote./Sa shume kam çvirgjeruar shishe vere etj, pije, e per çfare bera ,kurr’ s’u pendova/Ne se do te ishin femra, Donzhuani do te mbetej ne hije e zili do me kishte.” Jeta e tij artistike
numeron mbi 20 botime ne proze e
ne poezi,per te cilat ,ne çdo konkurs ka fituar çmime dinjitoze. Por le te kthehemi perseri tek pasioni i tij ne artet pamore, permes te cilit shenjoi njohja ime ,e Çimit, Panajotit, Mehmetit etj. Te mahnitur pas ekspozites se tij do te mbeteshin edhe pjesëmarrsit e tjere te panaireve,por edhe kryetaret e radhes te Bashkise Sarande.
Kujtoj se ne njeren nga mbremjet e vona te Panairit,ne vitin 2015 ,lageshtia e ajrit u rrit mbi kufijte teknik te punimeve prej lekure dhe ato nisen te leshohen, te rrudhen e te deformohen. Pashë keqardhje ne fytyren e tij mbuluar me nje mjeker te gjate e te bukur. Ishin vetem çaste se me nje tharëse flokesh e zgjidhi ngerçin e krijuar, duke i kthyer krijimet ne gjendjen e meparshme. Ne fund, te diteve te ketij eventi, stafi i AJMMI-t ne konsulte me specialiste te fushave bene vleresimet per -çmimet e radhes. Mjeshtri yne Pjeter Vukaj ,ka merituar çmime te para, Çertifikate Mirenjohje, etj.
Kete edicion IX do te kemi edhe nje çmim special , te cilin do ta zbulojme ne 20 gusht 2021. Por Mjeshtri Pjeter, pervec Sarandes, ka qene pjesemarres dhe konkurues edhe ne shume shtete te botes, deri ne ShB A dhe Iran, ku ka vizituar me qef mauzoleumin e Omer Kajamit. Per keto aftesi , Pjetri ka qene ne jurine e shume panaireve dhe ekspozitave te arteve pamore, ne nivel boteror. Me tregonte Mjeshtri per nje interviste qe i kishte dhene nje gazetareje amerikane. Pyetjes se saj Cilia eshte jeta e nje artisti ne Shqiperi, ai i pergjigjet. e mjere, e zbrazet, e paperkrahur, eshte ferr i vertete. Keto e shumçka tjeter kujtuam me njeri-tjetrin mbreme buze Jonit ku ethet e Panairit na kane kapur te gjitheve.
I dashur Pjeter,me kujtimet dhe fotot e punimeve te tua,do te jetosh pafundesisht ne kujtesen tone dhe te gjithe banoreve te qytetit te Sarandes, prandaj edhe ne, veç ditlindjet e tua do te kujtojme dy here: ne çdo 3 gusht por edhe ne ditet e panaireve. .Ai 30 prill i 2021-it, le te mbetet nje date ne regjistrin e gjendjes civile, dhe aq. Per ju Pjeter Vukaj, do te ket vec ditlindje.///